Flash

Prokuroria bën rekurs në Gjykatën e Lartë për Jeton Lamin, ish-polici që pa për herë të fundit Ervis Martinaj

Lapsi.al 29 June 2024
Prokuroria bën rekurs në Gjykatën e Lartë për Jeton

Prokuroria ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për Jeton Lamin, një ish-polic që e shoqëroi si personi i fundit dhe që ka dijeni për Ervis Martinaj.

Lami gjithashtu i është drejtuar Gjykatës së Lartë, ku kërkon pafajësinë e tij.

Ish-oficeri i operacionales ishte dënuar me dy vjet e 10 muaj burg nga Gjykata e Lezhës dhe Gjykata e Apelit , ndërkohë që siç raporton Anila Hoxha për prokurorinë Lami, i ka ende llogaritë e pambyllura.

Në websiten e Gjykatës së Lartë tha Anila Hoxha është publikuar rekursi i regjistruar në datë 27 qershor dhe që sipas kalendarit si relator me short, është zgjedhur për ta shqyrtuar çështjen gjyqtari Ilir Panda.

28-vjeçari Jeton Lami, ish-agjent pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u arrestua më 24 gusht 2022, pasi sipas policisë afërsia e tij me të shumëkërkuarin dekonspironte operacionet. Sipas komunikatës së zyrtare të policisë, Lami e shoqëronte Martinajn me makinë.

Më 5 Gusht 2022 Lami e merr Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e transporton atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin.

Jeton Lami refuzoi ofertën e Prokurorisë së Posaçme për të bashkëpunuar mbi gjetjen e Martinajt. AI preferoi të “kyçë” gojën dhe të mos zbulojë se çfarë ndodhi me Martinajn./TCH

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI