Flash

Vranë babain dhe plagosën të birin, prokuroria e Fierit kërkon 25 vite burg për autorin dhe 17 për bashkëpunëtorin

Lapsi.al 29 June 2024
Vranë babain dhe plagosën të birin, prokuroria e Fierit

Prokuroria e Fierit kërkon 25 vite burg për autorin e vrasjes së Haxhi Ballës, dhe plagosjen e të birit, si dhe 17 vite burg për bashkëpunëtorin.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 20.07.2022, në lagjen “Afrim i Ri”, Fier, ku Armando Borici dhe vëlli i tij G.B, për shkak të konfliktit të çastit kanë goditur me thikë Haxhi dhe Aleks ballën, babë e bir.

Si pasojë e plagëve të marra, Haxhi balla ndërroi jetë.

“Pas zhvillimit të gjykimit me ritin e gjykimit të zakonshëm, organi i akuzës në përfundim të shqyrtimit gjyqësor ka kërkuar: Deklarim fajtor të të pandehurit B për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer kundër dy personave, në dëm të shtetasve H.B e A.B dhe në bazë të nenit 79/dh i K.Penal, dënimin e tij me 25 vjet burgim.

Deklarim fajtor të të pandehurit B për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit A.B, dhe në bazë të nenit 76-22-25 të K.Penal, dënimin e tij me 17 vjet burgim”, njofton prokuroria.

Të këshilluara

Moti, rriten temperaturat gjatë fundjavës

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pak...

08:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI