Flash

Detaje/ Prokuroria e Shkodrës dërgon në gjyq për shpërdorim detyre 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës

Lapsi.al 30 June 2024
Detaje/ Prokuroria e Shkodrës dërgon në gjyq për

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër dërgon në gjyq 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Punonjësit e IMT-së Bashkia Shkodër akuzohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre në kundërshtim me ligjin kanë lejuar ndërtimin në mënyrë të paligjshme të një objekti dy-katësh në zonën e Shirokës, Shkodër, duke mos e evidentuar dhe kallëzuar në prokurori, edhe pse provohet se kanë patur dijeni. “Ndërsa punonjësit e ASHK-së Shkodër akuzohen se kanë mundësuar legalizimin e disa objekteve të ndërtuara pa leje në të njëjtën zonë, ku për shkak të statusit dhe mbrojtjes së veçantë, legalizimi i objekteve informale është i ndaluar me ligj.

Më konkretisht, ka rezultuar se shtetasja A.D., pasi ka konstatuar ndërtimin e paligjshëm të një objekti dy-katësh në zonën e Shirokës, Shkodër, i cili po ndërtohej nga shtetasja S.K., në një sipërfaqe toke të pretenduar si në pronësi të familjes së kallëzueses, ka kallëzuar në prokurori faktin se punonjësit e IMT-së Bashkia Shkodër, nuk kishin marrë masa për pengimin e ndërtimit edhe pse ishin njoftuar vazhdimisht prej saj.

Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal nr.1179/2021, rezultoi se shtetasit E.K. dhe M.H., inspektorë pranë IMT-së Bashkia Shkodër, edhe pse ishin njoftuar për kryerjen e ndërtimit të paligjshëm dhe ishin ngarkuar për verifikimin e ankesave të kallëzueses, pasi kanë shkuar në terren, nuk e kanë evidentuar këtë fakt në një procesverbal konstatimi, duke raportuar se nuk ishte konstatuar asnjë ndërtim i ri, në një kohë kur nga këqyrja e bërë nga ana e policisë gjyqësore, është provuar ndërtimi i këtij objekti të ri. Madje, për ndërtimin e paligjshëm të këtij objekti është dënuar me vendim të formës së prerë edhe ndërtuesja e tij, shtetasja S.K.

Ndërkohë, pas hetimit lidhur me legalizimin e objektit informal të ndërtuar nga shtetasja S.K., si dhe pas thellimit të hetimeve edhe për 9 raste të tjera të legalizimit të objekteve informale po në zonën e Shirokës, Shkodër, ka rezultuar se procedura e legalizimit të tyre është kryer në kundërshtim me ligjin, pasi zona ku ndodhen objektet përkatëse është e mbrojtur me status të veçantë si rezervat natyror i menaxhuar, e për pasojë, legalizimi i tyre ka qenë i ndaluar. Lidhur me legalizimin në kundërshtim me ligjin të këtyre objekteve informale janë marrë të pandehur shtetasit A.D, B.L., E.B., F.T., I.SH., S.S. dhe B.K., me detyrë specialistë dhe përgjegjës të sektorit të legalizimeve pranë ASHK-së Shkodër në kohën e përfundimit të procedurave respektive.”, citohet në njoftimin e prokurorisë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI