Flash

E bujshme, Chelsea e Aston Villa po mashtrojnë rregullat: i panjohuri Kellyman paguhet 22 herë vlerën e tij

Lapsi.al 30 June 2024
E bujshme, Chelsea e Aston Villa po mashtrojnë rregullat: i panjohuri
Chelsea dhe Aston Villa gjenden në situata të komplikuara financiare dhe klubi londinez ka bërë një nënshkrim shumë të dyshimtë me Villans. Goditja në merkato që ka tërhequr vëmendjen është ajo e 18-vjeçarit Kellyman për 22.5 milionë euro.

ASTON VILLA NË VËSHTIRËSI

Në Premier League, gjendja financiare e shumë klubeve shqetëson Federatën Angleze të Futbollit. Shumë prej tyre kanë bërë borxhe dhe operacione që janë të paqëndrueshme për bilancin, duke i bërë llogaritë e kompanive terren pjellor për kontrollet gjithnjë e më të vazhdueshme të transparencës financiare në Angli. Pas penalizimit të Evertonit sezonin e kaluar dhe fokusimit te akuzat ndaj Chelsea dhe Manchester City, shumë klube janë kujdesur të marrin masa mbrojtëse. Një nga këto është Aston Villa që i është dashur të shesë sa më shumë. Nga këtu erdhi edhe marrëveshja e Douglas Luiz me Juventus. Sidoqoftë, mbi të gjitha, ka qenë një marrëveshje me londinezët e Chelsea që ka bërë përshtypje të madhe.

KELLYMAN U PAGUA NGA CHELSEA 22 MILIONË EURO

Chelsea dje zyrtarizoi blerjen e Omari Kellyman, një mesfushor sulmues tetëmbëdhjetë vjeçar nga Aston Villa. Djaloshi, vitin e kaluar, luajti disa pjesë ndeshje në Conference League dhe në kupat e Anglisë, por nuk ka zbritur kurrë në fushë në Premier League. Vlera e tij në Transfermarkt është 1 milion, por Blues e paguan 22.5 milion. Një transferim që habiti vetë portalin sportiv, i cili në rrjetet sociale, me njoftimin zyrtar, shkruan: “Chelsea dhe Aston Villa bëjnë një marrëveshje të dyshimtë për të pastruar shifrat e tyre financiare para fillimit të korrikut”. Rrugën e kundërt e mori Maatsen, vitin e kaluar në huazim te Borussia dhe i blerë nga Aston Villa për 44 milionë euro. Me pak fjalë, dy klubet Chelsea e Villians po ndihmojnë njëri-tjetrin për të pastruar llogaritë, për të qendruar brenda rregullave të FPF. Jo tamam një qëndrim korrekt.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI