Flash

Muzikë të lartë gjatë natës në Golem, shqetësohen banorët, procedohet penalisht administratorin e lokalit

Lapsi.al 30 June 2024
Muzikë të lartë gjatë natës në Golem,

Bazuar në shqetësimet e banorëve, policia ka konstatuar një lokal në Golem, ku kishte muzikë në tejkalim të nivelit dhe të orarit të përcaktuar. Mësohet se lidhur me rastin janë sekuestruar disa pajisje që gjeneronin muzikë. Po ashtu bëhet me dije se është proceduar penalisht administratori i lokalit.

Njoftimi:

Golem, Kavajë/Policia e Kavajës kontrolle për zbatimin me rigorozitet të orarit për ndalimin e muzikës në orarin e përcaktuar, me qëllim garantimin e qetësisë së pushuesve.

Kishin vënë muzikë të lartë, gjatë natës, në një lokal në Golem dhe si pasojë kishin prishur qetësinë publike duke shqetësuar banorët, Policia procedoi penalisht administratorin e lokalit.

Sekuestrohen disa pajisje që gjeneronin muzikë.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollove bazuar dhe në njoftimet e adresuara nga qytetarët për prishje të qetësisë publike, kanë konstatuar një lokal në Golem, ku kishte muzikë në tejkalim të nivelit dhe të orarit të përcaktuar, shkelje e cila përbënte shqetësim për banorët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë ndërhyrë menjëherë në lokal, për të ndaluar vijimin e muzikës dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa pajisje që gjeneronin muzikë.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për administratorin e lokalit, shtetasin E. A., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe për shtetasin A. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë për të mos sekuestruar pajisjet që gjeneronin muzikë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët e lokaleve të zbatojnë me rigorozitet orarin e ndalimit të muzikës pasi nuk do tolerohet asnjë rast dhe fton qytetarët të denoncojnë raste të prishjes së qetësisë publike duke ju garantuar ndërhyrje të menjëhershme konform ligjit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI