Flash

Video/ Spanja fshin fantazmat gjeorgjiane dhe fiton 4-1 me përmbysje: në çerekfinale i pret Gjermania

Lapsi.al 30 June 2024
Video/ Spanja fshin fantazmat gjeorgjiane dhe fiton 4-1 me përmbysje:

Spanja shkatërron ëndërrën Gjeorgjiane për të përsëritur një tjetër befasi në Euro 2024. Në Rhein Energie Stadion përfundoi 4-1 me iberikët që shkojnë bindës në çerekfinalen ku i pret Gjermania. Skuadra e De La Fuente dominoi fushën, zotërimin e topit e në fund edhe rezultatin, por jo më parë se të trembeshin nga autogoli i Le Normand. Reagimi ishte ai i një skuadre të madhe dhe Rodri barazoi që në pjesën e parë, pastaj Fabian Ruiz, Nico Williams e Dani Olmo vulosën rezultatin.

AUTOGOL, PASTAJ POKER

U duk një ndeshje pa histori në Këln: Spanja mbajti 70% të zotërimit të topit, goditi 17 herë portën. E megjithatë, nuk ishte kështu, të paktën për një orë lojë. Le Normand devijoi në portën e tij një krosim nga e djathta, në minutën e 18’, në daljen e parë në gjysëmfushën kundërshtare të Gjeorgjisë. Autogoli klasik, që detyroi iberikët të shtynin përpara. Spanja kishte gjithnjë 5 lojtarë në zonën gjeorgjiane, por kjo linte hapësira për kundërsulme të rrezikshme. Kvaratskhelia provoi të bënte gjeniun nga 55 metra larg, duke frikësuar Furitë e Kuqe.

Lexo më tej: Anglia po luan keq, Rooney zbulon shkakun: "Faji është i teknikut Guardiola"

Spanja sidoqoftë gjeti golin e Rodri në minutën e 39’ dhe në pjesën e dytë nisi rrethimin e portës së Mamardashvili. Portieri u mbrojt si mund deri kur Jamal krosoi perfekt në shtyllën e dytë për Fabian Ruiz që përmbysi shifrat në minutën e 51. Nga aty nuk pati më histori. Goli i tretë erdhi nga këmbët e Dani Olmo, ndërsa pokeri ishte meritë individuale e Nico Williams. Pas një assist fantastik të Fabian Ruiz, sulmuesi kaloi mbrojtësin në markaturë dhe e dërgoi topin nën traversë në minutën e 75’. Tani në çerekfinale është sfidë spektakolare me Gjermaninë organizatore, dy nga skuadrat që kanë treguar formën më të mirë deri tani.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI