Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Abuzuan seksualisht me 19-vjeçaren italiane, përfundojnë në pranga tre shqiptar

Lapsi.al 1 July 2024
Abuzuan seksualisht me 19-vjeçaren italiane, përfundojnë

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi abuzuan seksualisht me një 19-vjeçare. Siç raportohet 19-vjeçarja në fund të një mbrëmjeje në një ambient publik në periferi të qytetit, teksa kërkonte një taksi për në shtëpi, u përball me shqiptarin 69-vjeçar i cili i ofroi të kontaktonte një taksi. 69-vjeçari duke i thenë se nuk kishte celularin me vete, e bindi të renë që ta ndiqte në shtëpinë e tij, pak metra larg lokalit.

Por sapo e reja ka hyrë në banesë ka vënë re praninë e tre personave, mes të cilëve edhe një 33-vjeçr i cili së bashku me bashkëpunëtorin e tij kanë abuzuar seksualisht me vajzën. Gjithashtu viktima, e cila deklaroi se ishte detyruar të përdorte edhe lëndë narkotike si kokainë, më pas shkoi në spitalin lokal të Perugias. Pas denoncimit të viktimës autoritetet kanë ushtruar kontroll në shtëpinë ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja, ku u sekuestruan lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.

Sakaq Kërkimi u shtri edhe në një banesë tjetër, e përdorur nga një tjetër shqiptar, 24 vjeç, ku u zbuluan një sasi kokaine, rreth 20 mijë euro dhe një pistoletë Beretta. Ky i fundit u arrestua për veprën penale të posedimit me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë të tre shqiptarët janë shoqëruar nga policia e Perugias dhe janë vendosur në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.

Të këshilluara

Homazhet për Kadare të mërkurën

Homazhet për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta ditën e sotme, mësohet se do të mbahen ditën e mërkurë, rreth orës 11:00. Bëhet me dije se ceremon...

18:47

Zjarr në Radhimë

Një vatër zjarri është krijuar në një kodër në Radhimë, ndërsa vendi po kalon temperatura përvëluese. Aktualisht raportohet se zjarri është duke djegur bimës...

18:13

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI