Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Berisha: Rama i damkosur për sistemin e shëndetësisë, ka kryer genocid ndaj shqiptarëve

Lapsi.al 1 July 2024
Berisha: Rama i damkosur për sistemin e shëndetësisë, ka

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve ka akuzuar drejtëpërdrejtë kryeministrin Edi Rama si personi përgjegjës që ka shkaktuar krime kundër njerëzimit në lidhje me skandalet në shëndetësi. Më tej berisha u shpreh se ky krim është 600 herë më i madh se kur drejtori i tij, ministra e tij lënë për tre vite pa mjekim radioterapeutik me brankoterapi 600 gra dhe vajza shqiptare që vuajnë nga sëmundje neoplazike.

"Mirëmbrëma të dashur qytetare dhe qytetarë, qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionarë të kauzës së drejtë të shqiptarëve. Një përshëndetje të përzemërt ju, një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme, që me fjalën e tyre u thonë shqiptarëve të vërtetat që fsheh me censurën regjimi i drogës, vjedhjes dhe krimit, regjimi i Edi Ramës. Të dashur miq, të dashur qytetarë dhe qytetare, sot kreu i narkoshtetit shkoi në një takim me elitën mjekësore të vendit. I damkosur para shqiptarëve për sistemin e shëndetësisë që ndërtoi, sistemin më korruptiv të planetit, ai para mjekëve, drejtuesve të klinikave, foli për krime kundër njerëzimit. Të dashur miq, kurrë ndonjëherë nuk kam qenë më dakord se sot me Edi Ramën kur foli për krime kundër njerëzimit.

Dua ta kemi të qartë se ai është autori më i madh i krimeve kundër njerëzimit dhe i gjenocidit kundër shqiptarëve me krijimin e kushteve për shpopullimin e tyre. Por meqenëse ai, krimet kundër njerëzimit me të drejtë i lidhi dhe me krimin ndaj një njeriu, të një mjeku apo personeli mjekësor, i them se në këtë aspekt ai u përpoq të mbulojë krimet e shëmtuara kundër njerëzimit që ka shkaktuar ai personalisht, ministrat e tij ndaj të sëmurëve, ndaj shqiptarëve në sistemin e korruptuar dhe të falimentuar të shëndetësisë shqiptare. Është e vërtetë që një mjek, një infermier që pasurohet në dëm të jetës së një të sëmuri, kryen një krim të shëmtuar.

Por ky krim është 600 herë më i madh kur drejtori i tij, ministra e tij lënë për tre vite pa mjekim radioterapeutik me brankoterapi 600 gra dhe vajza shqiptare që vuajnë nga sëmundje neoplazike. Dhe që i lënë për tre vite në mëshirë të vdekjes, në mëshirë të sëmundjes. Mos do të mbulosh ti me sulmin me një rast të veçantë, krimin makabër që kryen duke lënë pa mjekim për tre vite me radhë 600 të sëmura. Me mjekimin që mund të ndryshonte rrënjësisht prognozën dhe jetën e tyre," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI