Flash

Franca, koha të bëjë Gjelin. Belgjika e varur te De Bruyne e Lukaku: Portugalia përballë Sllovenisë

Lapsi.al 1 July 2024
Franca, koha të bëjë Gjelin. Belgjika e varur te De Bruyne e
Sonte do të përcaktohen dy skuadra të tjera çerekfinaliste të Euro 2024. Franca nuk do ta ketë aspak të lehtë të kalojë Belgjikën. Skuadra e Deschamps nuk ka arritur të shprehet në maksimumin e saj, edhe pse konsiderohet favorite kryesore për trofeun, bashkë me Anglinë. Djajtë e Kuq në anën tjetër po vuajnë gjithashtu, duke e mbyllur grupin në vendin e dytë pas Rumanisë. Tani i takon De Bruyne e Lukakut të marrin për dore skuadrën. Në Merkur Spiel Arena të Dyseldorfit Franca do të zbresë në fushë në orën 18.00 për tu përballur me Belgjikën për një vend në çerekfinale. Deschamps e ka të qartë se cfarë pritet nga skuadra e tij dhe është gati të lëvizë taktikisht për tu përballur si duhet me belgët. Tekniku po mendon një 4-4-2 romb me Mbappe e Thuram të mbështetur nga Griezmann. Belgjika pret shumë golat e Lukakut, që do ishte golashënuesi më i mirë nëse nuk do ti ishin anuluar të 3 golat e realizuar. De Bruyne pastaj është katalizatori i lojës së teknikut Tedesco. Lexo më tej: Franca harroi lojtarin e saj në stadiumin e Dortmundit Në mbrëmje pastaj, në orën 21.00 në Frankfurt, Portugalia do të luajë në Deutsche Bank Park përballë Sllovenisë. Të kualifikuar në këtë fazë për herë të parë, skuadra e Matjaz Kek do të kërkojë të befasojë luzitanët, edhe pse vështirë se Portugalia do t'i ngjajë asaj të mundur nga Gjeorgjia në ndeshjen e fundit të Grupit kur Ronaldo e të tjerët kishin siguruar vendin e parë në grup.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI