Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Kërcënim për sulm të mundshëm terrorist ndaj bazave amerikane në Europë

Lapsi.al 1 July 2024
Kërcënim për sulm të mundshëm terrorist ndaj bazave

Bazat ushtarake dhe personeli amerikan në të gjithë Evropën janë në gatishmëri të shtuar, pasi informacioni i fundit nga inteligjenca amerikane i paralajmëroi ata për një sulm të mundshëm terrorist që synon objektet apo personelin.

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes e konfirmoi lajmin të hënën për Zërin e Amerikës se bazat ushtarake në të gjithë Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) janë paralajmëruar për një sulm të mundshëm.

Zyrtari nuk dha detaje për përmbajtjen e informacionit që nxiti rritjen e masave të sigurisë. Ndërkaq zyrtarë që merren me antiterrorizmin, nga shumë vende, kanë paralajmëruar për kërcënim në rritje, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me Olimpiadën e ardhshme Verore në Paris. Një deklaratë e publikuar të hënën nga EUCOM-i tregon se masat e shtuara të sigurisë janë rezultat i një kombinimi faktorësh.

“Rritja e gadishmërisë nuk lidhet me një kërcënim të vetëm, por nga shqetësimi i ngritur nga një mori arsyesh të kombinuara si ngjarjet e mëdha duke përfshirë Kampionatin Evropian të futbollit dhe Lojrat Olimpike, së bashku me një kërcënim në rritje të sulmeve të mundshme nga individë të këqij kundër objektivave të ndryshëm joushtarake në Evropë”, thuhet në deklaratë.

EUCOM-i "këshillon personelin në Evropë të tregojë kujdes në çdo kohë, të raportojë aktivitetin e dyshimtë, të ndjekë këshillat për udhëtim që jep Departamenti i Shtetit dhe të ndërmarrë masa të shtuara për zbutjen e rrezikut personal". 

Zyrtari amerikan i mbrojtjes theksoi se ushtria amerikane “po ndërmerr hapa shtesë për t’u siguruar që trupat amerikane të janë të kujdesshme si gjatë aktiviteteve të punës ashtu edhe gjatë aktiviteteve personale.”

Një raport i publikuar muajin e kaluar nga firma e sigurisë kibernetike 'Recorded Future' paralajmëroi se pavarësisht rrezikut të lartë të sulmeve kibernetike, kërcënimi më i madh për Lojërat Olimpike të Parisit mbetet mundësia e sulmeve terroriste.

Autoritetet franceze kanë ndërprerë tashmë të paktën dy komplote terroriste. Në njërin nga rastet, i dyshuari 18-vjeçar u akuzua për komplot për të kryer një sulm në emër të Shtetit Islamik, në një prej stadiumeve që do të përdoret për garat olimpike.

Zyrtarët e lartë amerikanë të antiterrorizmit kanë pranuar gjithashtu se organizata terroriste Shteti Islamik, gjithashtu i ka shtuar aktivitetet gjatë muajve të fundit. Pjesa më e madhe e shqetësimit është përqëndruar në degën afgane të grupit, të njohur si IS-Khorasan.

"Si ISIS-i ashtu dhe ISIS-Khorasani ... kanë shfaqur aftësi dhe qëllim për të kryer operacione jashtë vendit", tha zëvendës këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare Jen Daskal në një konferencë kundër terrorizmit në Omaha të Nebraskës, javën e kaluar.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit, Christine Abizaid, paralajmëroi gjithashtu për aktivitetin e shtuar të IS-Khorasan-it, në muajin maj.

“Kjo aftësi e veprimtarisë globale të ISIS-it, edhe pa patur nën kontroll një territor, aftësia për të arritur, përmes internetit, një rrjet mbështetësish, disa prej të cilëve do të kryejnë sulme, është mjaft shqetësuese”, - tha ajo në një konferencë sigurie në Doha.

Zonja Abizaid më tej e quajti aftësinë e IS-Khorasan-it për të forcuar praninë në Afganistan si "aftësinë më të rëndësishme që kemi parë në rrjetin global të ISIS-it, në tre vitet e fundit".

Grupi 'IS-Khorasan' mori përgjegjësinë për sulmin e janarit në një shërbim përkujtimor në Kerman të Iranit. Sulmi mori jetën e rreth 90 njerëzve. Ai mori përsipër gjithashtu edhe sulmin e marsit në një sallë koncertesh në Moskë që vrau më shumë se 140 njerëz.

Zyrtarët amerikanë të antiterrorizmit kanë ngritur gjithashtu shqetësime se 'IS-Khorasan-i' është bërë më i aftë në përdorimin e rrjeteve kriminale transnacionale dhe rrjeteve të kontrabandës me qenie njerëzore, duke treguar interesim për dërgimin e mundshëm të operativëve të tij në Shtetet e Bashkuara. /Marrë nga VOA

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI