Flash

Dy ditë zie kombëtare në nderim të Ismail Kadaresë, nesër mbahen homazhet tek TKOB

Lapsi.al 2 July 2024
Dy ditë zie kombëtare në nderim të Ismail Kadaresë,

Letërsia shqiptare ka humbur ditën e djeshme shkrimtarin më të madh të trevave shqipfolëse dhe të njohur botërisht, Ismail Kadarenë. Dita e sotme dhe e nesërmja janë shpallur ditë zie kombëtare në nderim të kolosit të letrave shqipe, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 88-vjeçare. Kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimin ku thuhet se në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Në vendim thuhet se homazhet publike dhe ceremonia shtetërore të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë, ditën e mërkurë, datë 3.7.2024, përkatësisht, nga ora 9:00 deri në orën 11:00, dhe nga ora 11:30 deri në orën 12:30. Po ashtu bëhet me dije se në orën 13:00, datë 3.7.2024, në nderim të tij të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje dhe se Radiotelevizioni Shqiptar, gjatë orëve të kryerjes së homazheve dhe ceremonialit shtetëror, të transmetojë muzikë funebre.

Ismail Kadare, i cili mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e ditës së djeshme në moshën 88-vjeçare, konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ku shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij është shtrirë edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë. Kadare është nominuar 15 herë për çmimin Nobel në Letërsi, ndërsa është nderuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të mëdhenj të shekujve 20 dhe 21, dhe si një zë universal kundër totalitarizmit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI