Flash

Berisha mban 1 minutë heshtje për Ismail Kadarenë: Ngriti në Olimp letërsinë shqiptare

Lapsi.al 3 July 2024
Berisha mban 1 minutë heshtje për Ismail Kadarenë: Ngriti në

Sali Berisha ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare. ‘Shqiptarët i dhanë lamtumirën sot gjeniut botëror të letrave’, u shpreh Berisha gjatë protestës maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Të dashur qëndrestarë dhe qëndrestare të pamposhtur, misionarë të kauzës së drejtë të shqiptarëve.

Të kauzës së shpëtimit të kombit shqiptar dhe Shqipërisë!

Ju përshëndes përzemërsisht dhe shpreh mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, oratorëve fjalëzjarrtë të kësaj platforme që rrezatojnë në të katër anët të vërtetat e diktaturës së bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Të dashur miq, sot shqiptarët në Tiranë, Shqipëri dhe kudo që ndodhen i dhanë lamtumirën e fundit gjeniut botëror të letrave, shkrimtarit që qëmtoi në kohëra shpirtin shqiptar, shkrimtarit atdhetar që arriti apo ngriti në një Olimp të vërtetë letrat shqiptare, Ismail Kadaresë.

Ndaj dhe unë, për të shprehur nderimin, mirënjohjen tonë të pakufishme për shërbimet e tij ndaj kulturës, shpirtit dhe kombit shqiptar, ju ftoj ta nderojmë me një minutë heshtje gjeniun botëror të letrave, Ismail Kadarenë.

I përjetshëm kujtimi i tij!

Të këshilluara

Laert Haxhiu mbërrin në Tiranë

Ka mbërritur nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur në Tiranë, Laert Haxhiu i cili u ekstradua këtë të mërkurë nga Greqia. Haxhiu iu dorëzua autoriteteve shqip...

16:18

Kavajë, vjehrri plagos dhëndrin me thikë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së mërkurës në qytetin e Kavajës, ku një 64 vjeçar ka plagosur me mjet prerës dhëndrin e tij. Sipas të dhëna...

19:56

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI