Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Hezbollahu nis sulmet ndaj Izraelit (VIDEO)

Lapsi.al 3 July 2024
Hezbollahu nis sulmet ndaj Izraelit (VIDEO)
Hezbollahu libanez filloi një sulm të ri masiv në pjesët veriore të Izraelit vetëm pak orë pasi ushtria izraelite njoftoi se kishte vrarë një nga anëtarët e lartë të lëvizjes libaneze në sulm. Siç raportohet sirenat kanë rënë në qytetin Kiryat Shmona, i cili ka qenë edhe më herët objektiv i sulmeve të Hezbollahut, si dhe në qytete të tjera në veri të vendit. Besohet se ky sulm, me intensitet të panjohur aktualisht, është hakmarrja e Hezbollahut për vrasjen e komandantit. “Disa raketa u hodhën nga Libani në Kiryat Shmon dhe zona të tjera, si dhe në pjesën veriore të Lartësisë Golan. Nuk pati raportime për të lënduar nga sulmet”, njoftoi IDF. Vdekja e komandantit u konfirmua nga Hezbollahu dhe deklaroi se ishte Muhammad Nimah Nasser ai që u vra në një sulm izraelit me dron në qytetin e Tiros. Ai komandonte degën rajonale të Hezbollahut, më saktë njësinë Aziz, e cila ndodhet në pjesën jugore të Libanit. Më herët, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant komentoi tensionet me Libanin, duke thënë se ushtarët që luftojnë në Gaza mund të vazhdojnë të luftojnë në Liban. “Çdo ditë ne godasim fort dhe fuqishëm Hezbollahun dhe gjithashtu do të arrijmë një gjendje gatishmërie të plotë. Ne preferojmë një marrëveshje, por nëse realiteti na detyron, ne do të dimë të luftojmë”, tha Gallant.

Të këshilluara

Hungaria merr kryesimin e BE-së

Hungaria, nga e hëna, mori drejtimin për 6 muajt e ardhshëm të Presidencës së Bashkimit Evropian. Prej ardhjes në pushtet, në vitin 2010, qeveria hungareze ësht...

17:59

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI