Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Parashikimi i motit: Ulen temperaturat, alternime kthjellimesh dhe vranësirash

Lapsi.al 3 July 2024
Parashikimi i motit: Ulen temperaturat, alternime kthjellimesh dhe

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike vijojnë në vendin tonë, duke bërë që alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të dominojnë deri në mesditë. Atëherë pritet shtim i vranësirave duke gjeneruar reshje shiu si fillim në zonat veriore dhe gradualisht në të gjithë territorin. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime të shkurta dhe vranësira të shpeshta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në të dy vlerat ekstremale ditore. Ato do të luhaten nga 12°C vlerë e shënuar në qytetin e Tropojës deri në 33°C në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor. Kjo do të sjellë dallgëzim 2 – 3 ballë në brigjet detare.

Kosova

Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave. Ato do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje shiu. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të jenë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Për sa i përket temperaturave të ajrit të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë. Ato do të luhaten vlerat ditore nga 11°C minimalja në qytetin e Podujevës deri në 27°C në Gjilan e Gjakovë. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtesinë mbi 45 km/h nga drejtimi verior.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV përgjatë paradites paraqitet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. Orët e pasdites do të kenë shtim të vranësirave në të gjithë MV. Kjo do të gjenerojë reshje shiu Më të dukshme në zonat jugore dhe jugperëndimore të MV. Parashikohet që kjo situatë atmosferike me kthjellime, vranësira dhe shira lokalë të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim i mëtejshëm i vranësirave duke sjellë reshje shiu në të gjithë MV. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C minimalja deri në 31°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 50 km/h nga drejtimi permanent verior.

Europa

Prezenca e një qendre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Atlantikun Verior me ndikim deri në veriperëndim të kontinentit do të sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere në ishujt Britanikë dhe vendet Nordike. Po ashtu, pjesërisht Europa Qendrore dhe Ballkani veriperëndimor do të përfshihen nga rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri ndërsa moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të Jugut të kontinentit; si pasojë e zgjerimit të Anticiklonit të Azoreve, ku temperatura të larta do të përjetojë gadishulli Iberik, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e Detit të Zi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI