Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Sondazhi: Një në tre demokratë mendon se Biden duhet të dalë nga gara

Lapsi.al 3 July 2024
Sondazhi: Një në tre demokratë mendon se Biden duhet të

Një në tre demokratë mendon se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, duhet t’i japë fund garës së tij për rizgjedhje, pas debatit të javës së kaluar me kundërkandidatin republikan, Donald Trump, por gati asnjë demokrat tjetër nuk performon më mirë se Biden në një përballje hipotetike me Trumpin, tregon një sondazh i agjencisë së lajmeve Reuters dhe kompanisë së kërkimeve Ipsos.

Sondazhi dyditor që u mbyll të martën, zbuloi se Trump, 78 vjeç, dhe Biden, 81 vjeç, ruajnë mbështetjen e 40% të votuesve të regjistruar. Dita e zgjedhjeve është më 5 nëntor. Ndër emrat e demokratëve kryesorë të vënë para të anketuarve, vetëm Michelle Obama, gruaja e ish-presidentit demokrat, Barack Obama, ia kaloi Bidenit dhe doli në epërsi me 50% mbështetje, kundrejt Trumpit me 39%.

Zëvendëspresidentja Camala Harris, për shembull, mori 42% mbështetje, kundrejt Trumpit me 43%. Michelle Obama, autore e librit më të shitur në vitin 2018 “Becoming”, ka thënë vazhdimisht se nuk do të garojë për presidente. Rreth 32% e demokratëve në sondazh kanë thënë se Biden duhet të heqë dorë nga gara për rizgjedhje pas debatit të 27 qershorit.

Në atë debat, Biden ka belbëzuar gjatë gjithë kohës dhe nuk ka arritur t’i sfidojë sulmet e Trumpit, të cilat, në shumë raste, kanë përfshirë pretendime të rreme. Vetë Biden ka pranuar se nuk ka pasur paraqitje të mirë gjatë debatit me Trumpin, por ka thënë se rizgjedhja e tij “do ta shkatërronte demokracinë”. Ai është zotuar se do të mbetet në garë./ REL

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.8 lekë dhe do të shitet me 100.6 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 92.8 lekë dhe do shitet ...

08:35

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI