Flash

Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe dy persona të tjerë

Lapsi.al 4 July 2024
Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe dy persona

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka përfunduar në pranga. Arrestimi i tij është kryer nga policia e Tiranës. Raporton se Beqaj u vu në pranga për abuzim me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, gjatë kohës kur ishte në krye të këtij institucioni. Lidhur me këtë dosje, pak muaj më parë u zhvilluan disa kontrolle në biznese.

Në vitin 2021, Ilir Beqaj mori postin e kreut të të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi. Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta caktuar atë me masën e sigurimit “detyrim paraqitje” në lidhje me akuzat për aferën e sterilizimit, Beqaj dha dorëheqjen nga SASPAC. Mësohet se bashkë me të janë arrestuar edhe Ermal Kurtulaj e Alfred Nikolla.

"Duke marrë në konsideratë kërkesat tuaja për informacion lidhur me arrestimin e shtetasit Ilir Beqja, ju konfirmoj se, sot është kryer arrestimi e këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Për një informacion më të plotë, SPAK do të vijojmë më pas me një njoftim zyrtar për shtyp', thuhet në një njoftim nga SPAK.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI