Flash

Dosja/ Si gënjeu Rama për paratë që Beqaj çonte te restoranti i tij

Lapsi.al 4 July 2024
Dosja/ Si gënjeu Rama për paratë që Beqaj çonte te

Kur Lapsi.al publikoi ekskluzivisht të dhëna nga dosja e Ilir Beqajt në lidhje me restorantin e tij "Gzona" tek Kalaja e Tiranës, u tha se Beqaj e kishte futur dorën në fondet e Bashkimit Europian kësaj radhe.

Por një fakt i tillë u mohua nga kryeministri Edi Rama. Duke e mbrojtur Beqajn, Rama tha se zyra e tij në SASPAC nuk merrte fonde nga Bashkimi Europian.

“Ai ishte koordinator i ndihmës, në një institucion që nuk menaxhon fonde të BE. Është një zyrë koordinimi në funksion të qeverisë shqiptare dhe një urë komunikimi me donatorët për të mirë të akordimit të fondeve të cilat nuk kalojnë direkt, por te entitet e tjera. Zhurma e bërë për ‘zhvatje’ fondesh të BE, është gënjeshtër. Pasi zyra nuk menaxhon fonde të BE. Nuk i kalojnë fonde as nga BE dhe nga asnjë institucion tjetër. Këto janë procese të drejtësisë. Nuk kam komente”, tha ai.

Por njoftimi i SPAK për arrestimin e Beqajt nis direkt me abuzimin e fondeve të Bashkimin Europian. Aty thuhet se Ilir Beqaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC-ut ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulajn, të cilin e ka emëruar si koordinator i zyrës “Facility Point” për projektin EUSAIR, në SASPAC, përgjatë viteve 2022-2023.

"Dyshohet se kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me rregullat “PRAG” të përcaktuara në “Rregullat e Zbatimit të Rregullores Financiare”, të aplikueshme për të gjitha kontratat e ndihmës së jashtme të BE-së të financuara nga Buxheti i Përgjithshëm i BE-së dhe Fondi i 10-të Evropian i Zhvillimit (EDF) dhe të detyrueshme për t’u zbatuar sipas nenit 5 gërma “c” të ligjit nr. 37/2015 “Për Ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisioni Evropian për Rregullat e Zbatimit të Mbështetjes Financiare Të BE-së për Shqipërinë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA II)” thuhet në njoftimin e SPAK.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/07/WhatsApp-Video-2024-07-04-at-10.03.12.mp4"][/video]

Pra prokurorët janë të qartë: Beqaj ka prekur fondet e Bashkimit Europian, një vjedhje ndërkombëtare në këtë rast, për të cilën u arrestua sot në mëngjes nga policia.

Lexo edhe: Sterilizimi/ Berisha: Drejtësi me regji, përgjegjës Rama dhe Beqaj

Lexo edhe: Pas tragjedisë në maternitet, Rama merr në mbrojtje Ilir Beqajn

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI