Flash

Gaz Bardhi flet për kunatin e Gent Sejkos të lidhur me skemën kriminale të mikrokredive

Lapsi.al 4 July 2024
Gaz Bardhi flet për kunatin e Gent Sejkos të lidhur me skemën

Gazment Bardhi, nga Kuvendi, ka ngritur shqetësimin e shoqërive të mikrokredive, duke thënë se për shkak të abuzimeve të me kreditë nga kompani të licencuara nga Banka e Shqipërisë, mijëra shqiptarë janë duke vuajtur. Ndonëse skandali ka kohë që ka dalë në publik, opozita heshti për një kohë të gjatë. Reagimi i parë i fortë vjen një ditë pas vetëhelmimit të një qytetari, viktimë e skemës së mikrokredive.

Gaz Bardhi tha se për shkak të mosveprimit të institucioneve kemi një jetë të humbur, duke iu referuar Pal Trashaj, i cili piu fostoksinë para ambienteve të SPAK pasi kishte humbur pasurinë për shkak të mikrokredive dhe ndërroi jetë në spital.

Por Bardhi shkoi edhe më tej teksa përmendi kunatin dhe familjarë të guvernatorit Gent Sejko, si të lidhur me kompani të skemës zhvatëse të mikrokredive. Deklaratat Bardhi i bëri teksa nga vendi dëgjoheshin kundërshti të Eduard Shalsit, kreut të Komisionit të Ekonomisë në Kuvend.

“Një qytetar është vetëvrarë për shkak të mosveprimit të institucioneve. Nuk përbalta, por ndryshe nga ty (i drejtohet Eduart Shalsit) nuk mi mbyll sytë Gent Sejko, as interesat që fshihen në bankën qendrore. Lexova çfarë Prokuroria e Tiranës ka thënë për Bankën e Shqipërisë. Ju zgjidhni të bëni avokatin e Gent Sejkos, unë zgjedh të bëj avokatin e Pal Trashajt dhe 100 mijë shqiptarëve që janë në hall.

I shpreh ngushëllim familjes së Pal Trashaj. Besoj se Kuvendi për problematikën që prek ai rast, duhet të reagojë. Nuk mund të heshtim kur mijëra qytetarë që janë duke vuajtur pasojat e abuzimeve me kreditë nga kompani të licencuara nga Banka e Shqipërisë”, tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI