Flash

I quajti fëmijë, Yamal replikon me Lehmann: "Të shohim nëse do jemi të vegjël e të pafajshëm"

Lapsi.al 4 July 2024
I quajti fëmijë, Yamal replikon me Lehmann: "Të shohim
Gjermani-Spanjë do të luhet të premten, por ndeshja ndërkohë ka filluar të nxehet me deklaratat e vigjiljes. Iberikët janë skuadra që ka bindur më shumë se të gjithë, me 4 fitore radhazi, skuadra e vetme që e ka bërë në Euro 2024. Sidoqoftë, nga kampi gjerman kanë ardhur thumbimet e para, që kërkojnë të mbjellin pasiguri të kundërshtari. Në këtë këndvështrim duhen parë fjalët e thëna nga Jens Lehmann. "Në planin teknik ata janë padyshim më të mirë se ne dhe këtë e pamë me rezultatet e shkëlqyera të marra fillimisht në fazën e grupeve dhe më pas në 1/8 kundër Gjeorgjisë. Por është një ekip me njerëz të rinj dhe pa përvojë. Është një ekip fëmijësh. Kanë lojtarë shumë të rinj, por pa përvojë ndërkombëtare”, tha ish-portieri i kombëtares gjermane. Lexo më tej: Spanja dhe arroganca e De La Fuente: "Mund të kishim fituar edhe 9-1" Fjalët e Jens Lehmann nuk kanë kaluar pa u vënë re te Spanja dhe ka menduar adoleshenti Yamal t'i përgjigjet ish-portierit të Arsenal: "Ne nuk dëgjojmë askënd, do të demonstrojmë se çfarë jemi në fushë. Kjo deklaratë sigurisht që nuk ndihmon Gjermaninë, na ndihmon ne. Gjëja më e mirë është të mos themi asgjë. Do të shohim pastaj në fushë nëse jemi të vegjël dhe të pafajshëm", tha talenti i Barcelonës për As.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FOX Deportes (@foxdeportes)

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI