Flash

Ivanka Trump jep detaje të reja mbi projetin për Sazanin

Lapsi.al 4 July 2024
Ivanka Trump jep detaje të reja mbi projetin për Sazanin

E bija e ish-presidentit të SHBA, Donald Trump. Ivanka Trump, gjatë një interviste në podcastin e Lex Friedman, ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me resortin në ishullin e Sazanit.

Ajo u shpreh se bashkohet talenti arkitekturor dhe markat me prestigjioze botërore për investimin prej 1 miliardë dollarësh në Shqipëri.

“Tani për tani unë jam duke punuar me burrin tim (Jared Kushner). Ne kemi këtë ishull prej 1,400 hektarësh në Mesdhe dhe kemi kontraktuar arkitektët dhe markat më të mira botërore.”, tha ajo,

Gjatë intervistës, Ivanka Trump tha se ky projekt drejtohet nga marka ultra luksoze ‘Aman’ dhe në të do të shërbehet ushqim nga menyja më e famshme botërore, Carbone, pjesë e Major Food Group, e cila është e njohur për klientelën e saj të famshme.

Ky grup ka vetëm 7 restorante ekskluzive në të gjithë botën nga Amerika në Hong Kong.

“’Aman’ do të operojë hotelin me vila për ne. Do të kemi menynë e famshme dhe luksoze Carbone për ushqimin dhe pijet që do ofrohen aty. Por është e mahnitshme të bashkosh të gjithë këtë talent. Vizatimet konceptuale duken shumë moderne, por do t’i bëjmë të jenë në harmoni për sa i përket kontekstit të bimësisë dhe terrenit që ekziston”, u shpreh ajo.

Ivanka Tramp tha se natyrisht që shumë vizitorë duan pamjen, të shikojnë atë det të mrekullueshëm blu, por kjo do të bëhet në një mënyrë të veçantë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI