Flash

“Në PS nuk ka numër 2”/ Balluku: Akuzat e SPAK për korrupsion? Mjaft është mjaft!

Lapsi.al 4 July 2024
“Në PS nuk ka numër 2”/ Balluku: Akuzat e SPAK për

Zv.Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u pyet në një intervistë në emisionin “Top Story” mbi garën e brendshme në PS për të qenë “numri 2” pas Edi Ramës. E pyetur nëse ajo ndihet “numri 2”, Balluku thotë se në PS ka vetëm një “numër 1” dhe të tjetër janë “shokë të Edi Ramës”.

“Nuk ndihem “numri 2” as i ekzekutivit dhe as i PS. Politika është një forcë vullnetare që ti kontribuon se ke dëshirë nuk është as detyrim dhe as ofiq. Është një privilegj të jesh në grup. Nuk ka numër 2. Unë Edi Ramën e njoh prej 24 vitesh, jam shumë e sigurt që kontributi i tij është vlerësuar me votë dhe PS ka Edi Ramën 1. S’ka nevojë t’i vëmë numër, kurse ne të tjerët jemi shokët e partisë së Edi Ramës. S’kemi numra. Nëse vetë-rankohen është gabim. Kam 20 vite bashkëpunim me Edi Ramën, por njihemi prej 24 vitesh” – tha Balluku.

Ajo u pyet edhe për rastet e kolegëve të saj që tashmë gjenden përpara drejtësisë. Ajo përmendi edhe shprehjen e famshme në anglisht, “enough is enough” e përkthyer “mjaft është mjaft”, për të thënë se për një rast të caktuar nuk duhet të akuzohen të gjithë.

“Një çështje nuk e bën të gjithë grupin të jetë fajtor apo të jetë i larë në baltë. Ka ardhur koha të ndahet e mira nga e keqja, të ndahet abuzimi, “enough is enough”, nuk mund të marrin të njëjtin sulm të gjithë”, - tha Balluku. Ministrja është pyetur gjithashtu në SPAK për çështjen e inceneratorëve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI