Flash

Vjedhje tjetër në shtëpinë Morata, gruaja e tij Alice: "Na vodhën gjithçka"

Lapsi.al 4 July 2024
Vjedhje tjetër në shtëpinë Morata, gruaja e tij Alice:

Eksperiencë e keqe për familjen e spanjollit Alvaro Morata, viktimë e një vjedhjeje të re në shtëpinë e tij. Sipas asaj që u raportua në rrjetet sociale nga Alice Campello, gruaja e sulmuesit të Atletico Madrid, disa hajdutë hynë në shtëpi ndërsa ish-lojtari i Juventus, Chelsea dhe Real ishte në kampin stërvitor me Spanjën në Euro 2024.

"Dje na vodhën gjithçka që kishim marrë me vete në pushime - shkroi Alice në Instagram -. Preferoj ta them unë para se të mësohet dhe t'ju siguroj se të gjithë jemi mirë. Tani kemi njerëz që qëndrojnë me ne 24 orë dhe jemi të gjithë më të qetë - shtoi ajo, duke qetësuar miqtë dhe të afërmit -. Ju përqafoj".

Në familjen Morata nuk është hera e parë që hajdutët hyjnë në shtëpinë e tyre. Në fakt, edhe në vitin 2019, Alice Campello ishte grabitur ndërsa ndodhej vetëm me fëmijët në shtëpinë e saj.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI