Flash

Zjarri në Dhërmi e Llogara, Peleshi: Kemi çuar helikopterin Cougar

Lapsi.al 4 July 2024
Zjarri në Dhërmi e Llogara, Peleshi: Kemi çuar helikopterin

Ministri i Mbrojtje, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me situatën e shkaktuar nga zjarr masiv në zonën e Llogarasë. Peleshi shkruan në Facebook se helikopteri Cougar dhe efektivë të FA kanë shkuar në ndihmë të forcave që po përpiqen të shuajnë zjarrin. Ai shton se për shkak të terrenit të vështirë, situata ka qenë disi problematike për ndërhyrjen me mjete, por trupat, thotë ai, janë duke punuar për të vënë në kontroll të plotë flakët.

"Helikopteri Cougar dhe efektivë të FA kanë shkuar në ndihmë të forcave që po përpiqen të shuajnë zjarrin e rënë këtë pasdite në Dhërmi. Për shkak të terrenit të vështirë, situata ka qenë disi problematike për ndërhyrjen me mjete, por trupat janë duke punuar për të vënë në kontroll të plotë flakët.

U bëjmë thirrje të gjitha strukturave vendore të ndërhyjnë menjëherë kur vënë re vatra zjarri për të mos lejuar që ato të përhapen në terren më të gjerë. FA, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes janë në gatishmëri të plotë në çdo rast, kur kërkohet ndihma e tyre", shkruan Peleshi.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI