Flash

Dritan Dajti nuk 'njeh' Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Lapsi.al 5 July 2024
Dritan Dajti nuk 'njeh' Gjykatën e Lartë, kërkon

Dritan Dajti kërkon lirimin nga burgu, me pretendimin se ka përfunduar dënimin. Dajti i ka drejtuar një kërkese Gjykatës përmes avokatit të tij.

Në kërkesë thuhet se “lirimi i të dënuarit bëhet kur përfundon ekzekutimi i vendimit të dënimit ose, në bazë të ligjit, me vendim të organit kompetent. Personeli i institucionit kryen veprimet bazuar në urdhrin me shkrim të drejtorit të institucionit”. 

Kërkesa e Dajtit vjen pak ditë pasi Gjykata e Lartë e dënoi atë me burgim të përjetshëm, duke rrëzuar në këtë mënyrë vendimin e Apelit, që e dënonte Dritan Dajtin me 25 vjet heqje lirie.

Lexo më tej: Mbetet përjetë në burg Dritan Dajti 

Dajti u cilësua fajtor për vrasjen e 4 punonjësve të policisë në masakrën e gushtit të 2009 në Durrës.

“Kërkesa për lëshimin e urdhërit për kryerjen e procedurës së lirimit të të dënuarit Dritan Dajti lidhej drejtëpërsëdrejti me detyrimin ligjor që kishte Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, për të zbatuar Vendimin Nr.739/13-2024-2032, date 30.04.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila kish vendosur uljen e dënimit për Dritan Dajtin në masën 43 dite. Vendim ky që kish marrë formë të prerë po në daten 04.07.2024, ditë kur sipas llogaritjeve dhe vlerësimit të deklaruar nga gjykata në këtë vendim, Dritan Dajti përfundonte kryerjen e dënimit me 25vjet burgim.

Por siç rezulton në fakt, ndonëse Dritan Dajti e ka përfunduar ekzekutimin e vendimit të dënimit me 25 vjet burgim, Drejtori i I.E.V.P.Peqin, z. Florenc Doka, ende nuk e ka nxjerrë urdhrin me shkrim që personeli i institucionit të kryejë veprimet për lirimin e tij”, thuhet në kërkesë, bën të ditur gaaetarja Klodiana Lala.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI