Flash

Ellen DeGeneres anulon shfaqjen e saj

Lapsi.al 5 July 2024
Ellen DeGeneres anulon shfaqjen e saj

Ellen DeGeneres ka anuluar disa performanca të turneut të saj të fundit stand-up, Ellen's Last Stand... Up.

Anulimet, u njoftuan në faqen e internetit të Ticketmaster. Ndërsa nuk është dhënë asnjë arsye specifike për anulimet, Ticketmaster përcolli një mesazh ku thuhej:

"Për fat të keq, Organizatorit të Eventit i është dashur të anulojë ngjarjen tuaj". Mbajtësit e biletave u siguruan se do të merrnin rimbursime brenda 14 deri në 21 ditë.

DeGeneres nisi turneun e saj në qershor, duke u rikthyer në skenë pasi u përball me akuzat për një mjedis toksik në vendin e punës në talk show-n e saj. Komediania 66-vjeçare foli për "anulimin" e saj dhe diskutoi rikthimin e saj në skenë -  dy vjet pasi ajo përfundoi shfaqjen e saj.

Një dëshmitar okular në audiencë tha se ish-prezantuesja televizive foli për jetën e saj  dhe ato akuza "të këqija" që i prishën karrierën e saj.

“Më përjashtuan nga showbizi se jam “e keqe”,tha  ajo me shaka, duke shtuar se në një moment ka lexuar një titull që e quajti atë "personin më të urryer në Amerikë".

Në audiencë ishte edhe gruaja e DeGeneres prej 16 vitesh, Portia de Rossi, për të cilën  tha se është "shoqja më e mirë" . Komediania shpesh kërkonte siguri nga de Rossi gjatë gjithë shfaqjes, teksa bënte shaka  për jetën e tyre pas skandalit. /Lapsi.al

 

 

 

 

Të këshilluara

Zbulohen detaje nga filmi i ri i Brad Pitt

Të premten, Apple Studios njoftoi se filmi i shumëpritur i Brad Pitt  do të quhet F1 dhe do të dalë në kinematë në SHBA më 27 qershor 2025. Ata gjithashtu pu...

18:04

Jason Derulo rikujton aksidentin e frikshëm

Jason Derulo ka rikujtuar së fundmi aksidentin e frikshëm. Në një intervistë të dhënë së fundmi me Paris Hilton në podcastin e saj “I Am Paris” teksa po shpj...

16:34

Mbyllen hetimet për Chiara Ferragnin

Kompanitë e kontrolluara nga Chiara Ferragni kanë rënë dakord të paguajnë të paktën 1.2 milionë euro për “I Bambini delle Fate“, pasi përfundoi hetimi për ras...

15:25

Vendimi i Kriss Jenner pasi zbuloi se ka tumor

Kris Jenner ka vendosur të flasë për problemet e saj shëndetësore. Gjatë episodit të fundit të “The Kardashians” ajo u shpreh se po mendon të heqë vezoret pë...

16:48

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI