Flash

Gjashtë trofe në fushë: dy rekordmenët e Europianit, Spanja e Gjermania nisin çerekfinalet

Lapsi.al 5 July 2024
Gjashtë trofe në fushë: dy rekordmenët e Europianit, Spanja

Spanja e Gjermania sfidohen në çerekfinalen e parë të Euro 2024. Një finale e parakohëshme për dy skuadrat që janë 3 herë fituese të këtij kompeticoni. Janë pa dyshim ata që kanë bindur më shumë. Kampionati Europian bëhet i bukur kur në fushë dalin Spanja e Gjermania, dhe këto dy fuqi futbolli do të ndeshen në çerekfinale, në një klasike të vërtetë, që tifozët mund ta shohin të premten, edhe pse keqardhja është se kjo ndeshje mund të ishte finalja e Euro 2024.

Faza çerekfinale në “Euro 2024” nis me një super përballje, ku mes tyre ndeshen dy kombëtaret më të suksesshme të Kampionatit Evropian.

Spanja dhe Gjermania e kanë fituar nga 3 herë këtë kompeticion, ndërsa një përballje e kishin edhe në finale, ku spanjollët në vitin 2008 triumfonin me golin e Fernando Torres. Mes tyre këta dy kundërshtarë janë përballur 17 herë në histori, ku 6 duele i kanë fituar “Pancerët”, 5 të tjera “Furitë e Kuqe”, kurse 6 barazime të prodhuara mes tyre, u mbyllën me shifrat e njëjta, 1-1. Fitorja më e thellë i ka takuar Spanjës, që në kuadër të Ligës së Kombeve, e shkatërruan 6-0 Gjermaninë në vitin 2020, ndërsa këta të fundit rezultatin më të mirë e regjistruan 4-1 në miqësoren e vitit 2000.

Lexo më tej: "Shpresoj të jetë ndeshja e tij e fundit". Joselu kërkon t'i mbyllë karrierën, Kroos ia kthen: "Nuk do jetë Spanja"

Në këtë Europian të dyja skuadrat janë në top formë me lojtarët që kanë në organikë, ndërsa dy trajnerët, si De la Fuente, ashtu dhe Julian Nagelsmann do të zbresin në fushë me 11-shen më të fortë për të synuar gjysëmfinalen e madje me objektivin për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni. Kjo përballje “titanësh” zhvillohet pasiten e sotme në “Stuttgart Arena”, në orën 18:00.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI