Flash

39-vjeçari vret bashkëjetuesin e ish-gruas së tij në Fier

Lapsi.al 5 July 2024
39-vjeçari vret bashkëjetuesin e ish-gruas së tij në Fier

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur para pak minutash në qytetin e Fierit. Një 39-vjeçar ka qëlluar me thikë pas një sherri bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes së tij. Autori me iniciale Xh. M. është arrestuar nga policia. Për pasojë 23-vjeçari me iniciale Xh.B. ka ndërruar jetë në spital. 

"Rreth orës 21:00, në rrugën "Ramiz Aranitasi", shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit" - thuhet në njoftimin e policisë. 

Lajmi po përditësohet...

Të këshilluara

Tërmet në Kretë

Një tjetër tërmet i fortë ka goditur ishullin e Kretës në Greqi këtë të premte, duke shkaktuar panik te banorët e zonat të cilët kanë braktisur shtëpitë. Sip...

19:38

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI