Flash

Lubonja: Qeverisë po i bie fasada, por edhe SPAK nuk është i gjithi i pavarur

Lapsi.al 5 July 2024
Lubonja: Qeverisë po i bie fasada, por edhe SPAK nuk është i

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se me arrestimet e fundit të SPAK qeverisë po i bie fasada. Megjithatë Lubonja nuk është ende i bindur që Prokuroria e Posaçme ka vullnetin e plotë për drejtësi.

"Unë mendoj se tragjedia e Gërdecit dhe "21 Janari" duhet të hetohen. Aty ka një përgjegjësi politike, morale. "21 janari" duhet të hetohet, por edhe 300 protestuesit që sollën kaosin duhet të hetohen. 21 janari dhe Gërdeci janë përdorur politikisht.

Si sistem sot që kanë ngritur për të vjedhur shqiptarët, kjo qeveri është lakuriq. Temën sot e kemi këtu, në këtë lakuriqësi që shohim. Na kujtohet përralla me mbretin lakuriq, që vetëm fëmija i pafajshëm e sheh mbretin që është lakuriq. SPAK duhet të na thotë që “mbreti” është lakuriq apo jo.

Jemi në një sistem, ku ka fasadë, do kesh të pavarur ekonominë. Qeverisë po i bie fasada. SPAK po i zbulon hajdutët dhe të dyja palët nuk e duan. Kjo qëndron pjesërisht. Por unë besoj se jo të gjithë në SPAK janë të vendosur për këtë. Ka aty edhe njerëz të Ramës.

Nëse do bëhej drejtësi tamam këtu, nuk di kush do ngelej jashtë, është problem pastaj për stabilitetin. Edhe amerikanët nuk duan ta zhveshin mbretin plotësisht, se kanë edhe ata interesat e tyre. Nuk e kuptoj këtë që drejtësia qenka avash-avash, krimineli në rrugë duhet kapur direkt, nuk mund ta lëmë kriminelin akoma të lirë, të bëjë akoma vrasje e krime, atëherë i bie është kalkulim e jo drejtësi" - tha Lubonja në studion e emisionit "Open" në News 24. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI