Flash

Proshutën me vete, 50 gatime dhe sekretet e kuzhinjerit të Spanjës Vargas: ja ç’ndodh nëse fitohet Europiani

Lapsi.al 5 July 2024
Proshutën me vete, 50 gatime dhe sekretet e kuzhinjerit të

Në një turne si Europiani gjithçka mund të bëjë diferencën, edhe gastronomia. Kjo është edhe arsyeja përse kombëtarja spanjolle beson shumë te Rodrigo Vargas, shefi i kuzhinës së Furive të Kuqe. Ai ndodhet në kuzhinën e hotelit, ku është selia qendrore e Spanjës, gjatë qëndrimit në Gjermani për Euro 2024.

Vargas punon atje, bashkë me ndihmësit e tij, gjatë gjithë ditës, për t'u siguruar që lojtarët të kenë gjithçka që u nevojitet: "Kur shkojmë në një turne, përpiqemi të sigurohemi që lojtarët të hanë si në shtëpi. Ata kanë rreth 50 lloje gatimesh për të zgjedhur”. Me një përvojë 20 vjeçare në kombëtaren spanjolle, kuzhinieri Vargas vlerëson se ku mund të gjesh një produkt të mirë: "Ajo që gatuajmë është e gjitha me produktet e vendit. Dhe janë shumë të mira. E vetmja gjë që kemi sjellë nga Spanja është proshuta”.

Federata Spanjolle kujdeset maksimalisht për ushqimin e lojtarëve të saj dhe menutë janë krijuar për çdo moment para dhe pas ndeshjeve: “Përpara ndeshjes zakonisht përdorim shumë karbohidrate, proteina, asgjë më shumë se makarona dhe pulë. Pas ndeshjeve në mbrëmje zakonisht menutë janë më të larta në kalori, ndoshta një hamburger, pica. Dhe nga aty fillojnë të zbresin kaloritë dhe gatimet bëhen më të lehta me afrimin e ndeshjes së radhës”.

Vargas i lejon futbollistëve edhe një ëmbëlsirë. “Ndoshta një brownie. Por jo me shumë sheqer, e shijshme dhe e shëndetshme”. E nëse Spanja fiton kampionatin evropian shefi i kuzhinës i Furive të kuqe tregon: “Nuk do të hamë darkë atë ditë”.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI