Flash

Kaloi në tunelin e Llogarasë pa siguruar ngarkesën, gjobitet pronari i 2 kamionëve

Lapsi.al 6 July 2024
Kaloi në tunelin e Llogarasë pa siguruar ngarkesën, gjobitet

Pronari i dy kamionëve është ndëshkuar me gjobë pasi dyshohet se ka lejuar qarkullimin e këtyre mjeteve duke shkelur kufizimet. Ai ka lejuar drejtuesit e kamionëve të tij të qarkullojnë në Tunelin e Llogarasë, duke shkelur rregullat e qarkullimit me ngarkesa të pasiguruara.

Policia ka ndëshkuar me 2 gjoba pronarin e kamionëve, shtetasin L.D.

Njoftimi:

‘Gjatë monitorimit të pandërprerë në akset rrugore, identifikohet dhe ndëshkohet administrativisht pronari i dy kamioneve, drejtuesit e të cilëve në kundërshtim me kufizimet për lëvizjen e mjeteve të rënda qarkulluan në tunelin e Llogarasë me ngarkesa të pasigurara.

Policia Rrugore e Vlorës ka ndëshkuar me 2 masa administrative prej 13000 lekë secila, pronarin e dy mjeteve kamion, shtetasin L. D, drejtuesit e të cilëve janë konstatuar gjatë monitorimit në kamerat e sigurisë duke qarkulluar në tunelin e Llogarasë pa siguruar ngarkesat e tyre, si dhe duke lëvizur në orarin e palejuar për qarkullimin e mjeteve mbi 3.5 Ton.’- njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI