Flash

“Akuzuat Ramën se të vodhi votat, tani kandidon për të"/ Tavo i dredhon pyetjes

Lapsi.al 8 July 2024
“Akuzuat Ramën se të vodhi votat, tani kandidon për

Vangjel Tavo do të jetë kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës. Në një intervistë në emisionin “Të paekspozuarit”, Belind Këlliçi i ka kujtuar zgjedhjet e viti 2021 kur akuzonte Ramën se bleu vota kundër tij ndërsa sot po kandidon për PS-në.

Tavo i dredhoi përgjigjes dhe tha se tani po kandidon për shkak të një arsyeje madhore, për të zgjidhur krizën në Himarë dhe problemet e himarjotëve dhe se atë që ka ndodhur në vitin 2021 në Gjirokastër e ka tejkaluar.

DEBATI

Belind Këlliçi: Ju njoh personalisht dhe vlerësoj përvojën tuaj. Por, nuk mund ta mohoj se ka kohë që flitet kandidatura juaj. Në vitin 2021, ne kemi qenë bashkë në të njëjtin koalicion. Unë vijoj të mendoj se mandati juaj në vitin 2021 është grabitur.

Vangjel Tavo: Jo nuk kemi qenë në një koalicion, kam kandiduar veç. Zoti Këlliçi, ma ktheni dot mbrapa 2021-shin?

Belind Këlliçi: Ju keni thënë se u është grabitur mandati nga qeveria. Keni nominuar Edi Ramën si personin që e ka bërë. Janë paguar 500 euro për votë kundër kandidaturës tuaj. Çfarë ju shtyn sot të jeni kandidati i këtij kryeministri që ka blerë votën 500 euro kundër jush?

Vangjel Tavo: Më ka shtyrë Himara dhe zgjidhja e problemeve, krizave dhe rivendosja e normalitetit. Jam i bindur që në muajt e parë të mandatit tim, Himara, ashtu si bashkitë e tjera do të jetë në normalitet të plotë, qytetarët do të marrin shërbim në mënyrë të barabartë dhe do të kenë përfaqësues që do ti përfaqësojë denjësisht, të majtë, të djathtë, ata që ndihen grekë dhe ata që nuk ndihen grekë.

Belind Këlliçi: Çfarë ju shtyu të kandidoni për një person që ka blerë vota kundër jush?

Vangjel Tavo: Kam pranuar për një arsye shumë madhore, në krahasim me një kandidim në Gjirokastër që ishte i teti në rradhë për mua. Mendova se çështjet në Himarë janë shumë të rëndësishme dhe i kapërcejnë edhe problematikat që mund të jenë krijuar në të kaluarën.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI