Flash

Brenda dasmës madhështore të Simona Venturës (Video)

Lapsi.al 8 July 2024
Brenda dasmës madhështore të Simona Venturës (Video)
Prezantuesja italiane, Simona Ventura dhe Giovanni Terzi janë zyrtraisht burrë dhe grua! Mbrëmjen e djeshme, të shtunën e 6 korrikut ata kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni elegante në qytetin Emilia- Romagna, shumë i dashur për ta. Mes 200 të ftuarve ishin të pranishëm edhe disa VIP, nga Eleonora Daniele Alba Parietti, Paola Barale dhe Milly Carlucci. Simona Ventura zgjodhi të ishte një nuse ndryshe. Veshja e saj e parë ishte shumë larg fustanit klasik të nusërisë. Ajo u vesh e gjitha me të bardha, por me pantallona dhe një bluze të gjatë sërish të bardhë deri në fund të këmbëve. Më pas për festime ajo u kthye te fustani tradicional. Më pak “ekstravagante”, por sigurisht me ndikim, si një nuse e vërtetë. Fjalimi i Simona Venturës për bashkëshortin e saj, gazetar dhe shkrimtar, ishte emocionues dhe herë-herë ironik. “U takuam në një darkë, u njohëm, u mbajtëm për dore dhe më nxorre nga rëra e gjallë ku isha ngecur. Të dua sepse nuk ka asnjë pengesë që nuk mund ta kapërcejmë së bashku dhe pse nuk kam lexuar kurrë një nga librat e tu, nuk më bën të ndihem keq për këtë. Të dua sepse siç thotë miku ynë Jova, ma more jetën dhe ma zbukurove . Për këtë dhe një milion arsye të tjera të dua dhe sot martohem me ty.” Simona Ventura , 59 vjeç dhe Giovanni Terzi, 60 vjeç, u takuan për herë të parë gjashtë vjet më parë, dhe filluan një histori dashurie. Për Giovanni Terzin kjo është martesa e tretë. Gruaja e tij e parë fatkeqësisht ndërroi jetë, ndërsa martesa e dytë përfundoi me divorc. Simona martohet për herë të dytë , pas martesës së saj të parë me ish-futbollistin Stefano Bettarini , baba i dy fëmijëve të saj.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by ??? (@chimagazineit)

Të këshilluara

Margot Robbie, nënë për herë të parë

Margot Robbie  është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin e saj, Tom Ackerley. Robbie zbuloi barkun e saj të rrumbullakosur në  gjatë pushime...

20:33

Ndahet nga jeta producenti i “Titanic”

Jon Landau, producenti i  Titanic dhe Avatar ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare. Thuhet se ai vuajti prej më shumë se një viti vuante nga kanceri. Motra e...

16:51

Ndahet nga jeta aktori Mike Heslin

Aktori i njohur për rolin e tij në Lifetime The Holiday Proposal, Mike Heslin ka ndërruar jetë në moshën 30 vjecare. Bashkëshorti i Heslin, Scotty Dynamo nda...

12:13

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI