Flash

Cristiano Ronaldo, njeriu i rekordeve asnjëherë në gol në Gjermani: tani Portugalia kërkon pasuesin e tij

Lapsi.al 8 July 2024
Cristiano Ronaldo, njeriu i rekordeve asnjëherë në gol në

U largua me një rekord. Këtë herë, megjithatë, negativ. Do të jetë e vetmja e metë në një karrierë të ndërtuar tërësisht mbi rekorde, aq sa ai mban edhe rekordin e rekordeve botërore: janë 56 “trofetë jomaterialë” (ato që i donte dhe i ushqeu më shumë) të renditur nga Cristiano Ronaldo si në një listë ëndrrash të pamundura. Sigurisht që jo për të, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave (me 895 gola mes klubeve dhe Portugalisë), lojtari më i pranishëm ndonjëherë në turnetë e ekipeve kombëtare të mëdha: mori pjesë në 5 Kupa Bote dhe 6 Kampionate Evropiane, duke shënuar gjithmonë, përveç se... në Gjermani.

Ndoshta do të mbetet e vetmja keqardhje e tij: e mbylli me futbollin e madh (pothuaj e pamundur të jetë në Botërorin e ardhshëm, edhe pse ai shkruan në Instagram se do të vazhdojë...) pa shënuar asnjë gol (përveç dy penalltive të fundit kundër Sllovenisë dhe Francës). Por ndoshta, më keq akoma, është zhdukja nga titujt kryesorë, të kuptonte se ishte bërë një nga të shumtët, të mos ishte më krijuesi i diçkaje, as, madje, fajtori i eliminimit.

PORTUGALIA KËRKON NJË LIDER

Ndryshe nga Pepe pothuajse bashkëmoshatari i tij, i cili në moshën 41-vjeçare mbajti mbrojtjen në këmbë, Ronaldo, me praninë e tij të munguar, theksoi në mënyrë të pavullnetshme problemin e vërtetë të Portugalisë: mungesën e një pasuesi. Pas gati njëzet vitesh nën pushtetin e Cristiano Ronaldo (njeriu që theu të gjitha rekordet e kombëtares - paraqitje, gola, asiste -, fituesi i 5 Topave të Artë dhe 5 Champions, ylli i rrjeteve sociale me 634 milionë ndjekës në Instagram), do të duhen po aq herë - ndoshta dyfish, trefish ose katërfish - përpara se Portugalia të arrijë të gjejë një udhëheqës të ri.

Lexo më tej: Video/ Ronaldo humb një 11 metërsh, Portugalia kuaifikohet me penallti: heroi I luzitanëve është Diego Costa

Euro 2024 i dorëzoi historisë së futbollit madhështinë e portugezit Ronaldo, e bëri këtë "me zbritje", domethënë duke u treguar të gjithëve (jo vetëm portugezëve) atë që nuk është më, duke në bërë të kuptonim se çfarë ishte, çfarë kemi shijuar dhe çfarë, në mënyrë të pashmangshme, do të humbasim.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI