Flash

Italia u eliminua turpshëm, futbollistët postojnë pushimet e lumtura: plasin kritikat në rrjetet sociale

Lapsi.al 8 July 2024
Italia u eliminua turpshëm, futbollistët postojnë pushimet e

Te Italia analizohet ende e kërkohen shkaqe të eliminimit të turpshëm nga Euro 2024. Kampionët në fuqi të Europës kaluan grupin si vendi i dytë, vetëm duke barazuar në shtesë me Kroacinë në ndeshjen e fundit, pastaj u mposhtën 2-0 nga Zvicra. Askujt përtej Adriatikut nuk i ka pëlqyer performanca e lojtarëve të teknikut Spalletti e ndërsa tifozët prisnin që edhe protagonistët e Euro 2024 të ndjenin përgjegjësinë dhe të vuanin në të njëjtën mënyrë ai ata, duket se janë gabuar rëndë.

Italia zien nga analizat, ndërsa futbollistët italianë duket se e kanë kaluar mjaft shpejt zhgënjimin e paraqitjeve të tyre zhgënjyese në Euro 24. Ata kanë nisur pushimet e tyre me det, festa dhe relaks me familjen. Para se të kthehen për t'u grumbulluar me ekipet e tyre përkatëse, të kaltrit po shijojnë pushimet e tyre, disa në Ibiza si Scamacca, disa në Maldive si Bellanova dhe e dashura e tij e disa në Brazil si Jorginho. Krejtësisht normale, pas një sezoni të ngarkuar, por jo për tifozët e tyre.

Lexo më tej: E bujshme te Italia: sherr mes teknikut Spalletti e lojtarëve për shkak të 'të preferuarve' Fagioli e Di Lorenzo

Në rrjetet sociale, edhe pse futbollitët e Italisë janë treguar shumë të kujdesshëm për të shmangur kritikat e tifozëve, këta të fundit kanë derdhur mbi ta gjithë vrerin e akumuluar për një eliminim që vazhdojnë të mos e përtypin dot.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI