Flash

John Cena tërhiqet përfundimisht nga WWE

Lapsi.al 8 July 2024
John Cena tërhiqet përfundimisht nga WWE

Aktori dhe mundësi amerikan John Cena ka njoftuar se do të tërhiqet nga garat e World Wrestling Entertainment (WWE).

Cena e bëri njoftimin surprizë për fansat gjatë një paraqitjeje në eventin WWE Money in the Bank në Kanada.

47-vjeçari, i cili e nisi karrierën 18 vjet më parë, tha se ndeshja e fundit në ring do të jetë në vitin 2025 si pjesë e një turneu lamtumire.

Cena shpesh konsiderohet si një nga mundësit profesionistë më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe ka arritur statusin e kampionit botëror 16 herë që nga bashkimi me WWE në 2001.

“Sonte njoftoj zyrtarisht tërheqjen time nga WWE”, u tha ai fansave në Toronto të cilët reaguan me habi dhe më pas brohoritën “Faleminderit Cena”.

"Çfarë gjesti i jashtëzakonshëm mirënjihjeje" u përgjigj ai.

I veshur me një bluzë me fjalët "The Last Time is Now" dhe markën e tij tregtare "jorts" [pantallona të shkurtra xhins], ai falënderoi fansat e WWE që "më lanë të performoj në shtëpinë që keni ndërtuar për kaq shumë vite".

Në një konferencë për shtyp më vonë, ai tha se synonte të mbetej pjesë e familjes WWE në një farë mënyre, pavarësisht se kishte arritur "në fund".

Të këshilluara

Margot Robbie, nënë për herë të parë

Margot Robbie  është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin e saj, Tom Ackerley. Robbie zbuloi barkun e saj të rrumbullakosur në  gjatë pushime...

20:33

Ndahet nga jeta producenti i “Titanic”

Jon Landau, producenti i  Titanic dhe Avatar ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare. Thuhet se ai vuajti prej më shumë se një viti vuante nga kanceri. Motra e...

16:51

Ndahet nga jeta aktori Mike Heslin

Aktori i njohur për rolin e tij në Lifetime The Holiday Proposal, Mike Heslin ka ndërruar jetë në moshën 30 vjecare. Bashkëshorti i Heslin, Scotty Dynamo nda...

12:13

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI