Flash

Pagesa në Thumanë – Kashar, ministria e Infrastrukturës zbulon çfarë do ndodhë

Lapsi.al 8 July 2024
Pagesa në Thumanë – Kashar, ministria e Infrastrukturës

Pas problemeve në ditën e parë të vendosjes së pagesës në autostradën Thumanë – Kashar dhe reagimeve ne rrjtete sociale mbi pagesën ka reaguar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ajo thotë se sistemi i pagesës do të nisë zyrtarisht në ditët në vazhdim, por publiku do të njoftohet paraprakisht për datën dhe orarin e fillimit të pagesës. Për vendosjen e pagesës këtë të hënë nuk pati asnjë njoftim paraprak.

Ministria e Infrastrukturës thotë se deri në nisjen e këtij procesi, kompania do të kryejë në segmente të ndryshme kohore, testime të kufizuara të sistemit të pagesës, për të kolauduar sistemin dhe aftësinë përpunuese të stafit dhe se lidhur me orarin e këtyre testimeve publiku do të njoftohet 24 orë më përpara.

Këtë të hënë qytetarët paguan nga 2.7 euro për kalimin. Ministria thotë se pagesa do të jetë 2.1 euro pa TVSH ose ekuivalenca e saj në lekë sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, në datën e fillimit të operimit të sistemit të pagesës. Pra, diferencën sipas ministrisë e ka bërë shtesa e TVSH-së. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Pagesa te Thumanë-Kashar do të jetë 270 lekë për një kalim

Radha kilometrike në aksin Thumanë-Kashar, hiqet përkohësisht pagesa

Trafik në autostradën Thumanë – Kashar, radha e automjeteve i kalon 10 kilometra

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI