Flash

Restoranti i Ilir Beqajt/ Arrestohet në Rinas Gazmend Haxhia

Lapsi.al 8 July 2024
Restoranti i Ilir Beqajt/ Arrestohet në Rinas Gazmend Haxhia

Arrestohet në Rinas Gazmend Haxhia, pjesë e urdhër-arresteve që u lëshuan edhe për Ilir Beqajn. Është ndaluar në aeroport sapo ka zbritur nga avioni. Ndaj Haxhias është caktuar masa 'arrest në shtëpi'.

Biznesmeni Gazmend Haxhia mori dy herë paratë për të organizuar të njëjtën konferencë, një herë nga ministria e Turizmit dhe një herë nga SASPAC i Ilir Beqajt.

“Shërbimi i prokuruar “Për Organizmin e Konferencës 03-05 Prill 2023 “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion”) me vlerë 125.000,00 Euro, është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas çmimit të kontratës 38.509.550 lekë) për të njëjtin event atë të quajtur “Festa”, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “Landëays International” sh.p.k me Ortak e Administrator personi nën hetim Gazmend Haxhia,” thuhet në dosjen e SPAK.

GJKKO ka dhënë masën “arrest me burg” për Ilir Beqajn, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollën, ndërsa është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për biznesmenin Gazmend Haxhia dhe menaxherin e futbollistëve Elton Marini.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI