Flash

Video/ Brazili nuk po ngre kokë: "mallkimi i maces" ka rënë mbi Seleçaon

Lapsi.al 8 July 2024
Video/ Brazili nuk po ngre kokë: "mallkimi i maces" ka
Kohë të vështira për Brazilin. 5 herë kampionët e botës nuk po arrijnë të kthehen dominues në futboll, pavarësisht kampionëve që kanë në skuadër. Brazili u eliminua me penallti në çerekfinalet e Kupës së Amerikës, i mundur nga Uruguaji i teknikut Marcelo Bielsa. Për Seleçaon është një tjetër zhgënjim në një kompeticion të madh, në një sekuencë rezultatesh negative që duket se nuk kanë fund. Tashmë po kërkohen fajtorët, me trajnerin Dorival, i cili nga shumë është vënë në shënjestër si përgjegjësi kryesor për katastrofën e kombëtares prestigjoze. Sidoqoftë, ka të tjetër, që shkaqet i gjejnë përtej futbollit, duke i besuar mbi të gjithë bestytnive. Në këtë pikë, shumë kanë filluar të besojnë se faji për gjithë këtë situatë të Brazilit gjendet në një episod që ka ndodhur gjatë Kupës së Botës 2022 në Katar.

BRAZILI E MALLKIMI I MACES

Gjithçka nisi gjatë konferencës për shtyp që i parapriu ndeshjes mes Brazilit dhe Kroacisë e vlefshme për çerekfinalet e Katar 2022, gjatë së cilës një mace hyri në mënyrë të pabesueshme dhe u shtri mbi tavolinën me mikrofona. Oficerit të shtypit të Seleçaos nuk i pëlqeu aspak prania e papritur dhe, duke e kapur macen nga shpina, e hodhi me vrazhdësi në tokë. Gjesti shkaktoi në mënyrë të pashmangshme një reagim e indinjatë nga shumë aktivistë të të drejtave të kafshëve, edhe sepse në vendet myslimane macja konsiderohet një kafshë e shenjtë. Dhe eliminimi i mëpasshëm i kombëtares braziliane me penallti kundër Kroacisë ishte ndëshkimi hyjnor për fyerjen e shenjtërisë së maces. Nisma e lojtarëve të Seleçaos, që për të korrigjuar incidentin adoptuan macen dhe e quajtën Hexa, ishte e kotë. Brazili nga ai moment filloi një sekuencë të pabesueshme rezultatesh negative brenda dhe jashtë fushës, me skandale, shkarkime dhe dëmtime, që kulmoi mbrëmë me eliminimin e parakohshëm nga Kupa e Amerikës. Pa folur për grupin kualifikues për Botërorin e radhës, ku skuadra e Dorival gjendet në vendin e gjashtë. A është vërtet fajtor mallkimi i maces për të gjithë këtë? Sipas dikujt, më shumë se dikujt, përgjigja për këtë pyetje është pohuese.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI