Flash

Video/ Douglas Luiz mes kritikave në Brazil për daljen nga Kupa e Amerikës: ai gjest nuk u pëlqye

Lapsi.al 8 July 2024
Video/ Douglas Luiz mes kritikave në Brazil për daljen nga Kupa e
Douglas Luiz, blerja e re e Juventus, është në shënjestër të kritikave në Brazil pasi Selecao u eliminua me penallti kundër Uruguajit. Ish-lojtari i Aston Villa goditi dhe e humbi penalltinë, duke tentuar një "no-look".

DOUGLAS LUIZ GABOI PENALLTINË NO-LOOK

Brazili doli në çerekfinale të Kupës së Amerikës pasi humbi me penallti ndaj Uruguajit. Peshuan gabimet nga pika e bardhë të Eder Militao dhe blerjes së re të Juventus, Douglas Luiz. Mesfushori goditi shtyllën në penalltinë e fundit. Megjithatë, një detaj që nuk u ka shpëtuar tifozëve brazilianë ishte mënyra se si ish-lojtari i Aston Villa e humbi penalltinë. Douglas Luiz në fakt ekzekutoi penalltinë pa parë, të famshmen no-look, që fatkeqësisht për të u stampua në shtyllë dhe shkaktoi humbjen e kombëtares. Lexo më tej: Juventus bën goditjen e dyfishtë: me Douglas Luiz, vjen edhe partnerja e tij, super ylli Alisha Lehmann

TIFOZËT BRAZILIANË TË TËRBUAR ME TË

Versioni i tentuar no-look në penalltinë vendimtare nuk u mor mirë në Brazil dhe shumë tifozë në rrjetet sociale drejtuan gishtin ndaj sjelljes së mesfushorit. Komente vërshuan kundër tij në rrjetet sociale dhe ato më pikantet janë: “Në ekipin tim nuk do të lidhte as këpucët pas kësaj”; "Imoral"; “E bëri me qëllim!”; "Ishte Alisha që e priste në shtëpi".

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI