Flash

Kina dhe Bjellorusia nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake pranë kufirit polak

Lapsi.al 9 July 2024
Kina dhe Bjellorusia nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Kina dhe Bjellorusia kanë filluar stërvitjet e përbashkëta ushtarake të hënën.

Stërvitjet po zhvillohen vetëm disa kilometra larg kufirit me Poloninë, shtet anëtar i NATO-s, raporton “Reuters”.

Manovrat, të koduara me emrin ‘Falcon Assault’, do të zgjasin deri më 19 korrik dhe po zhvillohen në një terren stërvitor pranë qytetit të Brestit, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë. Brest, në jugperëndim të Bjellorusisë, shtrihet në kufirin me Poloninë.

“Trajnimi i përbashkët synon të rrisë aftësitë koordinuese të trupave pjesëmarrëse dhe të thellojë bashkëpunimin praktik midis dy ushtrive”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës.

Ministria bjelloruse e Mbrojtjes përmes një postimi në Telegram të hënën, ka thënë se numri i forcave të NATO-s në kufirin me Bjellorusinë po rritet me shpejtësi, gjë që mund të çojë në rritjen e tensioneve në rajon.

Të këshilluara

Orban akuza nga Moska burokratëve të BE

Viktor Orban është në Moskë për të folur për luftën në Ukrainë me Vladimir Putin. Kryeministri hungarez vazhdoi agjendën dhe nuk u ndal as përballë tërbimit ...

11:50

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI