Flash

Ruanda i bën "gol" Britanisë, nuk do t'i kthejë paratë për strehimin e emigrantëve

Lapsi.al 9 July 2024
Ruanda i bën "gol" Britanisë, nuk do t'i kthejë

Qeveria e Ruandës ka paralajmëruar se nuk parashikon të kthejë fondet që tashmë i janë dhënë asaj nga Londra në lidhje me marrëveshjen për dëbimin e azilkërkuesve që nënshkroi me Britaninë. Kjo marrëveshje u anullua nga qeveria Starmer pasi fitoi zgjedhjet në vend.

Të shtunën, dy ditë pas fitores dërrmuese të partisë së tij në zgjedhjet e përgjithshme, kryeministri i ri, Keir Starmer njoftoi se po braktiste nplanin për të dëbuar azilkërkuesit dhe migrantët e parregullt në Ruandë. Udhëheqësi laburist tha se plani i hartuar nga qeveria e mëparshme konservatore ishte "i vdekur".

Londra tashmë i ka dhënë Kigalit 240 milion £ sipas planit që kur u njoftua nga ish-kryeministri Boris Johnson në prill 2022. Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar vendosi nëntorin e kaluar se projektligji nuk ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Megjithatë, në prill Dhoma e Komunave e miratoi atë, pas një përplasjeje të pafundme me Dhomën e Lordëve.

"Duhet të bëhet e qartë, kthimi i parave nuk ishte kurrë pjesë e marrëveshjes," këmbënguli qeveria, duke kujtuar se ishte Britania ajo që iu afrua Ruandës, duke ofruar bashkëpunim.

Marrëveshja u rishikua nga gjykatat dhe madje u ndryshua pas vendimeve të gjykatës, u dorëzua në Parlament dhe përfundimisht u bë një traktat midis dy vendeve, shpjegoi ai, duke shtuar se "traktatet parashikojnë klauzola të daljes".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI