Flash

Video/ Eliminoi Portugalinë, tifozët "presin" kokën e Joao Felix pas penalltisë së humbur

Lapsi.al 9 July 2024
Video/ Eliminoi Portugalinë, tifozët "presin" kokën e
Siç dihet, rrugëtimi i Portugalisë në Euro 2024 përfundoi me eliminimin ndaj Francës me penallti në çerekfinale. Përcaktues ka qenë gabimi i Joao Felix në goditjet e penalltive. E tani sulmuesi i Atletico Madrid është vënë në shënjestër të tifozëve portugezë.

TIFOZËT SHKATËRROJNË SILUETËN E JOAO FELIX

Në fakt, në orët e fundit, një video që tregon disa tifozë portugezë duke pozuar për një selfie me një siluetë kartoni që paraqet Joao Felix është bërë virale në rrjetet sociale. Silueta është shkatërruar dhe në këtë rast lojtarit i është hequr koka. Një gjest që dëshmon për zemërimin dhe zhgënjimin e tifozëve për një gabim që i kushtoi skuadrës portugeze eliminimin nga Euro 2024. Lexo më tej: Video / Euro 2024: Penalltitë i buzëqeshin Francës, Felix gabon ndërsa Theo dërgon Les Bleus në gjysmëfinale

LAMTUMIRË E MUNDSHME NGA ATLETICO MADRID?

Moment i komplikuar për lojtarin e lindur në viti 2000, jo vetëm nga këndvështrimi i Kombëtares, por edhe nga këndvështrimi i merkatos. I freskët nga huazimi i tij te Barcelona, i cili përfundoi me 40 paraqitje dhe 10 gola, Joao Felix është rikthyer te Atletico Madrid por, sipas asaj që raportohet nga Correio de Menha, ai mund të largohet nga Colchoneros këtë verë. Në këtë drejtim shkon edhe një skenar i bujshëm, i cili ka të bëjë me një rikthim hipotetik të portugezit te Benfica për një shifër afër 30 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI