Flash

Vulin "xhindoset" me SHBA: Armatosja e Kosovës, si të fusësh gjarprin në djep

Lapsi.al 9 July 2024
Vulin "xhindoset" me SHBA: Armatosja e Kosovës, si të

Serbia lëshon fjalë të ashpra kundër Shteteve të Bashkuara. Zëvendëskryeministri, Aleksandër Vulin, në një reagim ndaj zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit, James O’Brien, tha se Beogradi nuk ka dërguar kurrë armë në Ukrainë, madje as në Rusi. I sanksionuari nga Amerika, akuzoi ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike se po kërkon të prishë raportet mes Serbisë dhe Rusisë. Lidhur me furnizimet me armë, kritikoi Uashingtonin për ndihmat që po i jep Kosovës.

“Të armatosësh të ashtuquajturën Ushtri të Kosovës dhe të flasësh për paqen është si të lësh një gjarpër në djep dhe të flasësh për ekologjinë, ashtu siç nuk mund t'i referohesh Dejtonit dhe të kërcënosh se do të shfuqizosh Republika Srpska ose do të votoni për rezolutën për Srebrenicën dhe të pretendoni se nuk është e drejtuar kundër serbëve”, tha Vulin.

Vulin akuzon O’Brien se përdor standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për parimin e integritetit territorial, duke pranuar se tashmë Kosova është një realitet i pakthyeshëm për Serbinë.

“Kuptimi i parimit të integritetit territorial është se kufijtë janë të pacenueshëm. Kjo vlen për të gjitha shtetet ose asnjërën prej tyre. Duke njohur të ashtuquajturën Kosovë, SHBA-të dhe shtetet tjera që vranë të drejtën ndërkombëtare me agresionin e tyre ndaj Serbisë filluan proceset që janë të pandalshme”.

Sipas asaj që raportojnë mediat serbe, zyrtari i Departamentit të Shtetit tha se presidenti Vuçiç po vendos armët serbe në dispozicion të Ukrainë për të luftuar në bazë të së drejtës ndërkombëtare. O’Brien theksoi për Tanjuf se “situata në veri të Kosovës dhe kërcënimet për shkëputjen e një pjese të Bosnje dhe Hercegovinës, konsiderohen si rreziqet kryesore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor”.

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, foli dhe për frikën që “betejat lokale” mund të kthehen në konflikt politik që prekin gjithë rajonin.

“Kemi bashkëpunim të mirë me serbët dhe me autoritetet në Kosovë, lidhur me përpjekjet për t’i trajtuar rreziqet e dhunës në veri dhe mendoj se kemi një shans në proceset politike për të adresuar shkaqet e dhunës”, tha O'Brien.

Të këshilluara

Aksident në Korçë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në unazën e qytetit të Korçës, ku janë përplasur dy mjete. Njëri ka përfunduar në lulishte duke plagosur një të moshuar. I moshuar...

20:39

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI