Flash

Bllokimi i vendimit të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës, opozita paralajmëron kallëzim penal

Lapsi.al 10 July 2024
Bllokimi i vendimit të Kushtetueses për mandatin e

Kreu i Grupit Parlamnentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka ku u vendos se mandati në fjalë duhet të shqyrtohet pa vonesa nga kjo gjykatë dhe Kuvendi është i detyruar ta dërgojnë atë sa më shpejt.

Bardhi në reagimin e tij shprehet se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është edhe një aktakuzë penale për të gjithë deputetët që me vetëdije dhe për motive politike penguan ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Ai ka shtuar se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe deputetët e opozitës u rreshtuan edhe një herë në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe interesit publik.

Reagim i Bardhit:

Edi Rama keqpërdori deputetët e tij për ti dhënë mbrojtje politike bashkëpunëtorës së tij të afërt Olta Xhaçka, duke vendosur për herë të parë standardin e moszbatimit të një vendimi konkret të Gjykatës Kushtetuese. Pasi në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin e bëri ministren e tij investitore strategjike, në një pronë publike të grabitur me dokumente të fallsifikuara, Edi Rama i dha asaj edhe statusin “e paprekshme” nga drejtësia.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe deputetët e opozitës u rreshtuan edhe një herë në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe interesit publik. Ndërkohë u provua edhe njëherë se Edi Rama dhe deputetët e tij u rreshtuan në krah të interesit privat të oborrit të Edi Ramës, që pasuritë publike i kanë shndërruar në plaçkë për veten e tyre.

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është edhe një aktakuzë penale për të gjithë deputetët që me vetëdije dhe për motive politike penguan ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, po përgatit kallëzim penal ndaj të gjithë përgjegjësve që për më shumë se 1 vit kanë penguar ekzekutimin e këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta gazetari Aristir Lumezi

Ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare kryeredaktori i Gazetës Panorama dhe gazetari i njohur Aristir Lumezi. Mësohet se ai është ndarë nga jeta ditën e sotme (1...

17:35

Zjarret në Elbasan, policia kap autorët

Policia e Elbasanit ka zbardhur dy raste të zjarrvënieve në fshatrat e njësisë administrative Papër, ndërsa ka identifikuar dy autorët e dyshuar. Policia njo...

15:32

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI