Flash

Gaz Bardhi e Flamur Noka në "Laprakë", thërrasin njerëzit në protestën e opozitës

Lapsi.al 10 July 2024
Gaz Bardhi e Flamur Noka në "Laprakë", thërrasin

Vetëm 24 orë para e protestës së 11 korrikut, “Të bashkuar në betejë,” Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, deputetja dhe anëtarja e kryesisë së PD-së dhe drejtues të zonës, kanë zhvilluar takime me banorët e Laprakës në Tiranë. Teksa shpërndanin fletpalosje, Noka u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së datës 11 Korrik, ora 20:00 kundër regjimit kriminal dhe anti-europian të Edi Ramës.

“Kjo protestë është për çdo familje, çdo biznes, çdo qytetar, që është prekur ekonomikisht nga regimi autokrat i Ramës. Kjo qeveri ka synim të vetëm të pasurojë veten, teksa qytetarët preken ekonomikisht dita ditës, ndërsa bizneset ulin qepenat për shkak të taksave të larta,” u shpreh Noka teksa shpërndante fletpalosje në zonën e Laprakës.

Noka gjithashtu i bëri thirrje çdo demokrati, që kërkon largimin e kësaj qeverie të korruptuar, të marrë pjesë në protestën e opozitës së bashkuar më 11 korrik, në një betejë pa kthim, deri në formimin e një qeverie teknike dhe vendosjen para drejtësisë të hajdutëve më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë historia.

Të këshilluara

Një vatër e re zjarri në Berat

Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në ish-Uzinën e Baterive në Berat. Mësohet se zjarri ishte përhapur shpejt dhe po shkonte në drejtim të depozitave ...

20:24

Aksident i rëndë në Greqi, dy të vdekur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen, ka ndodhur mesditën e sotme në Rodos të Greqisë. Mësohet se ngjarja nodhi në rrugën nacionale Bregdeti Lindor–Aeroport r...

19:52

Tjetër vatër zjarri në Dropull

Pasditen e sotme është aktivizuar një vatër zjarri në kodrën mbi fshatin Sofratikë të Dropullit. Nga ana tjetër mësohet se banesat nuk rrezikohen nga flakët. Po...

19:46

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI