Flash

Video/ E pabesueshme, Morata dëmtohet nga një stjuard: spanjolli po festonte kalimin në finale

Lapsi.al 10 July 2024
Video/ E pabesueshme, Morata dëmtohet nga një stjuard: spanjolli po
Episod thuajse në nivelet e të pabesueshmes e që rrezikon të lërë sulmuesin e Spanjës Alvaro Morata pa finalen e Euro 2024. Në përfundim të ndeshjes Spanjë-Francë, fituar 2-1 me përmbysje nga iberikët, kapiteni i Furive të kuqe është dëmtuar në mënyrë ta habitshme. Ndërsa lojtarët e teknikut De La Fuente ishin nën sektorin e tifozëve të tyre për të festuar kualifikimin në finalen e së dielës, një tifoz pushtoi fushën. Ai vrapoi drejt lojtarëve spanjollë dhe u ndoq menjëherë nga personeli i sigurisë. Njëri prej këtyre të fundit, megjithatë, rrëshqiti në fushë dhe u përplas me kapitenin e Spanjës Alvaro Morata, duke e dëmtuar. Sulmuesi i Atletico Madrid u ngrit por dukshëm me dhimbje të mëdha dhe u kthye duke çaluar të shkonte drejt shokëve të tij. Lexo më tej: Video/ Spanja në finale, përmbyset Franca favorite: Yamal e Olmo zhvleftësojnë Kolo Muani në katër minuta Për kapitenin e Spanjës, i cili mund të kthehet në Itali për të veshur fanellën e Milan pas përfundimit të Kampionatit Evropian, një ngjarje e papritur. E tani, në fakt, të gjithë spanjollët shpresojnë se nuk do ta bëjë atë të humbasë aktin e fundit të kompeticionit për dëmtimin më absurd të mundshëm.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI