Flash

Video/ Golashënuesi më i ri ndonjëherë në Europian, Yamal shpërthen ndaj Rabiot: "Tani, flisni!"

Lapsi.al 10 July 2024
Video/ Golashënuesi më i ri ndonjëherë në Europian,
"Fëmijë", "pa eksperiencë", "naiv". Lamine Yamal i ka dëgjuar me qetësi të gjitha epitetet që i kanë vënë kundërshtarët e tij duke pritur momentin. Edhe pse u bë lojtari më i ri që zbriti në fushë në një Europian, ende pa mbushur 17 vjeç, ylli i ri i Barcelonës priti super golin e shënuar kundër Francës në gjysëmfinalen e parë të Euro 2024, për të shpërthyer dufin e tij. Me shumë mundësi, fjalët e thëna në përfundim të ndeshjes nga Lamine Yamal, kanë qenë një përgjigje për francezin Adrien Rabiot. Pikërisht, në prag të ndeshjes Spanjë-Francë, mesfushori francez u shpreh kështu për talentin e ri të Spanjës: “Nëse Lamine dëshiron të luajë në finale, do të duhet të bëjë më shumë gjëra nga sa ka bërë deri më tani”. Në fund të ndeshjes 16-vjeçari u përjetësua në imazhe duke thirrur: “Fol tani, flisni tani, flisni”. Lexo më tej: I quajti fëmijë, Yamal replikon me Lehmann: "Të shohim nëse do jemi të vegjël e të pafajshëm" Sulmuesi i Spanjës në minutën e 21' të gjysëmfinales së parë të Euro 2024, me rezultatin 0-1 në favor të Francës, lëshoi një të majtë të harkuar që përfundoi në kryqëzimin e shtyllave të portës së mbrojtur nga Maignan. Ky ishte goli i parë për Yamal, që ditën e finales do të ketë mbushur 17 vjeç dhe e bën atë shënuesin më të ri ndonjëherë në finalet e një kampionati Europian apo Botëror. Spanja pastaj shënoi edhe golin e 2-1 me Dani Olmo në minutën e 25' që përmbysi rezultatin dhe i dha finalen teknikut De La Fuente.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI