Flash

Video/ Nga pagëzimi nga Messi te rekordi i Pelé, Yamal magjeps Euro 2024: Franca e pësoi dy herë njësoj

Lapsi.al 10 July 2024
Video/ Nga pagëzimi nga Messi te rekordi i Pelé, Yamal magjeps Euro
Spanja fluturoi në finalen e Euro 2024 falë Lamine Yamal. Sulmuesi i ri i Barcelonës ishte protagonist në gjysmëfinalen ndaj Francës, duke shënuar golin që nisi përmbysjen e kombëtares së teknikut De la Fuente. Një gol që bëri histori sepse e shenjtëroi Yamal si golashënuesin më të ri ndonjëherë në historinë e Europianëve dhe Botërorëve me vetëm 16 vjet e 362 ditë. Një rekord që iu rrëmbye brazilianit të madh Pelé, e që i shtohet një tjetër rekordi të vendosur nga O' Rei përpara fillimit të ndeshjes si lojtari më i ri që ka luajtur në një gjysmëfinale mes Botërorëve dhe Europianëve.

"PAGËZIMI" NGA MESSI

Një destin, ai i Yamal, i cili ndërthuret edhe me historinë e Leo Messi. Sulmuesi i ri spanjoll, në fakt, u “pagëzua” nga Pulce në vitin 2007. Ashtu si edhe vitin e kaluar, gazeta spanjolle Sport vendosi të bënte një kalendar bamirësie në bashkëpunim me Unicef, sponsor i Barcelonës së presidentit Laporta në atë kohë. Kështu, u organizua një fushatë rekrutimi mes familjeve që kishin rënë në kontakt me organizatën ndërkombëtare për çështjet e asistencës dhe mes tyre ishte edhe ajo e Yamal, i cili jetonte në Rocafonda, një lagje e komplikuar e Matarò, e që u shortua të ishte pjesë e kalendarit: kontakti i parë i Yamal me botën blaugrana. Lexo më tej: Video/ Golashënuesi më i ri ndonjëherë në Europian, Yamal shpërthen ndaj Rabiot: "Tani, flisni!" Falë babait të Yamal, ditët e fundit, fotoja e argjentinasit Messi duke i bërë banjë të voglit Lamine u bë menjëherë virale. Ngjan sikur të ishte një dorëzim stafete edhe pse në atë kohë, Messi ende nuk ishte bërë ai që u bë për Barcelonën. Por siç dihet, historia është ciklike dhe disa ngjarje përsëriten në distancë vitesh: ashtu si ngritja e Yamal në fushën ndërkombëtare, që të kujton shumë atë të Lionel Messi.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by MOUNIR (@hustle_hard_304)

FRANCA E PËSOI DY HERË NJËSOJ NGA YAMAL

E duke folur për ecuri dhe rikthime historike, goli i mbrëmshëm ndaj Francës nuk është gjë tjetër veçse riprodhimi besnik i atij të shënuar nga spanjolli në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian U-17 2023, po kundër Francës. Yamal e ktheu topin në këmbën e majtë dhe përfundimi nën kryqëzimin e shtyllave pa i lënë rrugëdalje portierit. Gjeste të destinuara të mbeten të pashlyeshme ndër vite. Qershia mbi tortë për Yamal mund të jetë finalja të dielën më 14 korrik, një ditë pas ditëlindjes së tij të shtatëmbëdhjetë. Festimi me trofeun e Euro 2024 mund të jetë dhurata më e mirë e ditëlindjes që sulmuesi spanjoll mund të dëshirojë. E kushedi, ndoshta gjithçka mund të përfundojë duke fituar çmimin MVP të eventit gjerman.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI