Flash

Zyrtari i lartë i SHBA: Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj si çdo vend tjetër

Lapsi.al 10 July 2024
Zyrtari i lartë i SHBA: Kosova ka të drejtë të mbrojë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka shpërndarë një deklaratë të ndihmëssekretarit James O’Brien, i cili ka folur për përkrahjen e SHBA-së ndaj Kosovës.

“Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj si çdo vend tjetër. Po e bën këtë në një proces që është transparent dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë si një mënyrë për të siguruar mbrojtjen e saj pa kërcënuar fqinjët”, citohet të ketë thënë O’Brien, deklaratë kjo që është shpërndarë në rrjetin social Facebook në faqen zyrtare të ambasadës.

“1244 ngriti një proces politik për të diskutuar të ardhmen e Kosovës. Dhe ai proces u zhvillua dhe rezultoi në pavarësinë e Kosovës. Pra, Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj si çdo vend tjetër. Po e bën këtë në një proces që është transparent dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë si një mënyrë për të siguruar mbrojtjen e saj pa kërcënuar fqinjët. Kështu që unë mendoj se në tërësi është një lëvizje drejt stabilitetit në rajon. Dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim nga SHBA”, ka thënë O’Brien.

Të këshilluara

Një vatër e re zjarri në Berat

Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në ish-Uzinën e Baterive në Berat. Mësohet se zjarri ishte përhapur shpejt dhe po shkonte në drejtim të depozitave ...

20:24

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI