Flash

Mali i Zi ndalon transmetimin e emisioneve të 20 mediave ruse

Lapsi.al 11 July 2024
Mali i Zi ndalon transmetimin e emisioneve të 20 mediave ruse

Autoritetet malazeze ndaluan të enjten transmetimin e programeve të 20 mediave ruse, përfshirë shërbimin ballkanik RT (ish-Russia Today) dhe Sputnik. Me këtë vendim, Podgorica zyrtare vazhdon të veprojë në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian në masat monitoruese ndaj Rusisë, për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.

Të gjithë transmetuesit u urdhëruan të ndërpresin programet e mediave ruse dhe të pezullojnë çdo marrëveshje për transmetimin ose shpërndarjen e përmbajtjes së tyre. Shkelja e këtyre detyrimeve dënohet me gjobë deri në 40 mijë euro, sipas informacioneve të Agjencisë për Media Elektronike të Malit të Zi.

Ndërsa delegacioni i BE-së e përshëndeti përafrimin me politikën e tyre të jashtme, zëdhënësja e ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova e cilësoi veprimin e Podgoricës zyrtare si armiqësore.

“Vendimi i qeverisë malazeze është akt armiqësor i censurës së pa maskuar dhe këto veprime armiqësore nuk do të kalojnë pa një përgjigje të duhur", tha zëdhënësja Zakharova.

Ndalimi i mediave ruse nisi pasi Rusia filloi sulmin e saj në Ukrainën fqinje në shkurt të vitit 2022. Dy muaj më vonë, Mali i Zi iu bashkua sanksioneve evropiane, por gjithashtu ndaloi transmetimin e disa shërbimeve të RT (ish-Russia Today) dhe Sputnik. Që atëherë, qeveria e ka zgjeruar listën, kështu që ajo tani përfshin shtatë shërbime.

“Rusia i përdor të gjitha këto media për të përhapur qëllimisht propagandë dhe për të kryer fushata dezinformuese, duke përfshirë agresionin e saj ushtarak kundër Ukrainës”, - tha zyra e Bashkimit Europian në Podgoricë.

Për ta kundërshtuar këtë, BE-ja ka pezulluar transmetimet dhe licencat e disa mediave të mbështetura nga Kremlini që përhapin dezinformata. Ajo vendosi gjithashtu sanksione ndaj organizatave të medias dhe individëve përgjegjës për propagandë dhe dezinformim. /Marrë nga VOA

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI